Jude Bellingham ka mohuar që e ka sharë gjyqtarin e ndeshjes mes Real Madridit dhe Osasunas.
Mesfushori anglez u përjashtua nga ndeshja në minutën e 39-të, ndërsa Los Blancos barazuan 1-1 me rivalin në La Liga në kuadër të javës së 24-të.
𝗥𝗘𝗗 𝗖𝗔𝗥𝗗: JUDE BELLINGHAM HAS BEEN SENT OFF FOR REAL MADRID!
“Kurrë nuk e kam ofenduar gjyqtarin, jam i lumtur që shoh se ka video për të treguar realitetin pavarësisht raportit të referit”, deklaroi Bellingham pas ndeshjes.
“Është e qartë se ka pasur një gabim komunikimi. Është një shprehje si spanjolle ‘joder’… dhe pasoja është se ai na la me një lojtar më pak”.
“Unë jam këtu për t’u kërkuar falje shokëve të mi, pasi i vendosa në një situatë të vështirë sot”, shtoi mesfushori.
Në pjesën e dytë, Madridi pësoi një penallti dhe përfundimisht ndeshja ishte 1-1.