Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Reagon ashpër shoqja e Rinës, zbulon detaje të reja në raport me Festimin

    12/05/2025 18:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, ku stilisti i njohur Festim Isufi humbi jetën të premten, një valë reagimesh ka pushtuar rrjetet sociale. Teksa shumëkush ka shprehur dhimbje për humbjen e parakohshme të tij, disa komente të rënda dhe akuza janë drejtuar ndaj partneres së tij, Rina, e cila mbeti e plagosur në atë që dyshohet të ketë qenë një konflikt tragjik mes tyre.

    Në mbrojtje të saj ka dalë shoqja Gresa Gashi e cila përmes një postimi në Instagram ka shpërthyer ndaj komenteve të ashpra që qarkullojnë online.

    “A jeni more normal, çfarë populli i mbrapshtë!”, shkruan ajo me revoltë, duke theksuar se e ndjen për obligim të sqarojë se komentet e pamëshirshme mund ta shtyjnë edhe Rinën drejt depresionit.

    Sipas saj, Rina ka qenë e vetmja mbështetje për Festimin në periudhën e fundit të jetës së tij, si në aspektin moral ashtu edhe financiar, në një kohë ku ai po përballej me sfida të mëdha personale.

    “Rina është mundu me mish e shpirt në çdo situatë për burrin e saj,” thotë Gresa, duke e përshkruar mikeshën si një vajzë të brishtë që reflekton vetëm të mira.

    “E jep maksimumin Rina, fati deshti ndryshe,” përfundon ajo me dhimbje.

    Komentet për të cilat ka reaguar Gresa janë shkëputur nga videomateriali i publikuar në profilin e Prive by Liberta Spahiu gjatë lamtumirës për stilistin Festim Isufi, ku u shfaq edhe pjesëmarrja e Rinës në funeralin e të ndjerit

    Artikuj të ngjashëm

    Santiana i’a “merr’ ishin Rina Balajt?-VIDEO

    Rina Balaj dhe Marin sjellin këngën e re “Jena Dasht”

    “Du”, thotë Rina e Elinel në këngën e re

    Të Fundit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

    Dështon seanca e 40-të e Kuvendit, vazhdon bllokada institucionale

    Avni Dehari ai ndali mikrofonin Blerta Deliut në Kuvend

    Haxhiu: Kuvendi konstituohet vetëm nga ata që e kanë përnjëmend dhe që bëjnë kompromise

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.