Asociacioni i Komunave të Kosovës, kanë dalë me një sqarim për qytetarët në lidhje me rritjen e çmimeve të faturës për Tatimin në Pronë e që e kanë mohuar se norma tatimore është ngritur nga komunat, shkruan GazetaDemos.
Përmes një shkrimi në Facebook, AKK kanë thënë se kjo faturë tatimi përmbanë dy elemente përmes të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese.
Element i parë është vlera e pronës për metër katror e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (Departamenti i Tatimit në Pronë) kurse elementi i dytë është norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat.
”Me këtë rast, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njëherë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend, Ligji i ri i Tatimit në Pronë, ku është kërkuar që norma tatimore aktuale të ulet nën 0.15%”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë nga AKK: