Zyrtarja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Shala e ka quajtur shqetësuese rastin e fotografisë së deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj me snajperistin e dyshuar për atentat ndaj Albin Kurtit.
Sipas saj, cilado figurë publike, që ka përgjegjësi ndaj publikës, nuk i ndodh bash rastësisht të ndaloj në darka me orë të tëra, pa qenë i informuar se me kë po pinë e po darkon, sidomos kur të pranishmit janë mysafir.
“Më bëri përshtypje deklarata e Selmanajt, si zv.kryeministër në atë kohë, që nuk pyet se me kë darkon, thotë se aty ka diskutuar për situatën politike. Interesant, ne kur ulemi jashtë orarit me miqësi zakonisht temat janë më ralaksuese…”, ka shkruar ajo.
Postim i plotë:
Shqetësuese!
E dëgjova me kujdes “arsyetimin” e Driton Selmanaj, ish zv. kryeministrit dhe deputetit të tanishëm të LDK-së për fotografinë e publikuar në të cilën gjindet ai dhe snajperisti i dyshuar për atentat ndaj hiq më pak se kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe dy përsonaliteteve tjera jo pak të rëndësishme në vendin tonë.
E para; është gabim i madh që është bërë publik ky informacion mirpo tash është bërë dhe nuk mund të kalohet si një ngjarje 3 ditëshe.
E dyta; cilado figurë publike, që ka përgjegjësi ndaj publikës, nuk i ndodh bash rastësisht të ndaloj në darka me orë të tëra, pa qenë i informuar se me kë po pinë e po darkon, sidomos kur të pranishmit janë mysafir. Është e udhës që të ketë një prezantim në raste të tilla.
Më bëri përshtypje deklarata e Selmanajt, si zv.kryeministër në atë kohë, që nuk pyet se me kë darkon, thotë se aty ka diskutuar për situatën politike. Interesant, ne kur ulemi jashtë orarit me miqësi zakonisht temat janë më ralaksuese, madje përpiqemi që t’ua bëjmë me dije miqëve që jemi jashtë orarit të punës dhe mund të diskutojmë për tema tjera edhe kur ata përpjeken që të flasin për politikë, por te krey i dytë i shtetit të asaj periudhe, me të “panjohur e me njerëz pa interes për të” kishte zgjedhur politikën dhe problematikat e qeverisë në atë kohë të diskutonte.
Mos krejt rastësisht deshti Selmanaj që t’ia zgjidhte problemet “mysafiri” Prekë Kola. Përsoni që Selmanaj nuk kishte interesim për të!!!!
Unë, tha Selmanaj, nuk shquhem për këto punë, as për të njohur një ”sy snajperisti” pasi që u pyet me tallje nga gazetari, pra një gazetar që e kthen në humor një çështje shumë serioze.
Mua më sillej nëpër kry fjalia e famshme e Selmanajt gjatë fushatës së fundit;
“Me zjarrin, me ujin e me LDK-në…”
Me këtë fjali e mbaj mend gjatë fushatës, që për mua nënkupton një shpirt të ligë, që fatmirsisht nuk e ka fuqinë as të zjarrit e as të ujit, sepse po ta kishte, vendin tonë kishte me e kaplu zjarri ose me e marrë uji!