FC Prishtina kishte njoftuar që kishte ndarë rrugët me dy futbollistët, Micin e Krasniqin.
Por gjërat duket se kanë marrë kahje tjetër në orët e fundit.
Siç raportohet, aksionari i Prishtinës, Rrahman Haradini ka paguar një pjesë të borxhit për dy yjet e skuadrës duke i bindur për kontratë të re, kështu Mici e Krasniqi do të vazhdojne të jenë pjesë e skuadrës kryeqytetase.
Klubi nuk ka reaguar me ndonjë postim zyrtar, por një reagim ka ardhur nga Ismet Munishi, i cili me postimin në rrjetin social, Facebook la të nënkuptohej për rikthimin e tyre.
“Dhe keshtu ata dy shkuan ,,rrugës sy pa trembur,, deri ne fund te kontrates ne klubin më të madh në vend Fc Prishtina” shkruan Munishi në reagim.