Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Jabllanicë në Gjakovë, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Sipas informacioneve të para, tragjedia ka ndodhur pas rrëzimit të pllakës së një shtëpie të pabanuar.
U bë e ditur se fëmijët janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare, nga familjet Ramaj, Morina dhe Mehmetaj.
Vdekjen e të miturve e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave tashmë janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Gjakovës.
Në vendin e ngjarjes, përveç njësiteve policore dhe ambulancës, kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar në lidhje me rastin.
Lajmin për Demos e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Demosi do të iu mbajë të informuar për detajet e reja të këtij rasti.