Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Gjakovë. Një i ri dyshohet se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një fabrikë të tullave atje.
Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Gjakovë fillimisht, ku më pas u transferua në QKUK.
Ai vdiq në orët e para të së dielës.
Policia ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë.
“Rreth orës 21:55 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Komunën e Gjakovës, është raportuar se një person është rrëzuar në vendin e tij të punës dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjakovë, ndërsa më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, për shkak të plagëve të rënda të marra, viktima ka ndërruar jetë.Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.” deklaroi për IndeksOnline, zëdhënësja rajonale e policisë Vlera Krasniqi.