Ka filluar seanca për rastin e vrasjes së argjentinases në Kosovë, ku familjarët e saj po marrin pjesë në seancë me flamurin e Argjentinës dhe të Kosovës, shkruan Demos.
Sipas gazetarit të Demos i cili po raporton nga vendi i ngjarjes, babai i të ndjerës, Facundo Urdangaray gjatë seancës nuk po mund t’i mban lotët duke qarë.
Derisa në seancë po dëshmon nëna e të ndjerës, Maria Magdalena.
Si ka ndodhur ngjarja?
Rasti ka të bëjë me vrasjen e 27-vjeçares, Maria Clara e cila ka vdekur në fillim të muajit gusht në Fushë Kosovë pasi ka ra nga kati i gjashtë i një ndërtese.
Dyshimet janë se në orët e para të 1 gushtit në Fushë Kosovë, Endrit Nikaj nga Drenasi dyshohet se e ka gjuajtur nga kati i gjashtë argjentinasen.
Për këtë rast kanë raportuar mediat në Argjentinë e Zvicër, ndërkaq babai i të ndjerës është i bindur se vrasja e bijës së tij është femicid.
Endrit Nika është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
Derisa lidhur me rastin, gazeta zvicerane “Blick” kishte raportuar se 32 vjeçari e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh të veturës.