Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rasti ku Skender Hyseni akuzohet për mosraportim të pasurisë, refuzohet ankesa për përjashtimin e gjykatësit 

    12/08/2023 08:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorit Besart Mustafa për përjashtimin e gjyqtarit Sabit Sadikaj në çështjen penale ku Skender Hyseni akuzohet se në cilësi të ish-Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka bërë deklarimin e saktë të pasurisë.

    Aktvendimi i Apelit, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, është marrë më 7 korrik 2023.


    Refuzohet e pabazuar ankesa e Prokurorit të Shtetit Besart Mustafa, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 12 qershor 2023, vërtetohet”, thuhet në vendim.

    Në arsyetimin e vendimit, thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e ankimuar të 12 qershorit 2023, e ka e refuzuar si të pabazuar kërkesën e parashtruar nga prokurori Paulin Pashku për përjashtimin e gjyqtarit Sabit Sadikaj nga procedimi dhe vendosja në këtë çështje penale.

    Kurse, thuhet se kundër këtij aktvendimi ankesë ka parashtruar prokurori Besart Mustafa, për shkak të shkeljes se dispozitave të procedurës penale dhe vlerësimit të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike, me propozim që Gjykata e Apelit aktvendimin e ankimuar ta anulojë dhe lëndën ta kthejë në rivendosje.

    Lidhur më këtë, kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, pasi shqyrtoi ankesën e prokurorit për përjashtim, deklaratën e gjyqtarit, përjashtimi i të cilit është kërkuar si dhe shkresat tjera të lëndës, në kuptim të nenit 38 të KPPRK-së, vendosi ta refuzojë ankesën e prokurorit Mustaf, si të pabazuar.

    Në arsyetimin e vendimit, thuhet se prokurori Paulin Pashku, në shqyrtim gjyqësor kishte bërë vërejtje në pyetjen e gjyqtarit ndaj dëshmitarit Blerim Kelmendi, përfaqësues i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), duke vlerësuar se i njëjti ka qenë paragjykues dhe kishte parashtruar pyetje në mënyrë sugjestive dhe krejtësisht të njëanshme dhe se gjyqtari në fjalë nuk i ka përfshirë në tërësi vërejtjet e prokurorit Pashku në procesverbal, me çka i njëjti ka konsideruar se gjyqtari kishte bërë shkelje të nenit 5 dhe 9 të Kodit të Procedurës Penale.

    Sipas kryetarit të Apelit, Totaj, nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të Prokurorit të Shtetit, për faktin se gjykata e shkallës së parë kishte vendosur në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme kur e kishte refuzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes, pasi kërkesa e tilla nuk mund të nxjerrin rrethanat që mund ta vënë në dyshim objektivitetin dhe paanësinë e gjyqtarit të vetëm gjykues.

    Tutje, sipas vlerësimit të kryetarit të Apelit, thuhet se parashtrimi i pyetjeve ndaj dëshmitarit nga ana e gjyqtarit të vetëm gjykues, nuk mund të konsiderohet si veprim i cili ka për qëllim që ta prejudikojë mënyrën se si do të vendoset përfundimisht çështja penale apo edhe në rastin tjetër të vihet në dyshim objektiviteti dhe paanshmëria i gjyqtarit, sepse parashtrimi i pyetjeve nga ana e të njëjtit duhet të nënkuptohet si veprim i cili ka për qëllim që të vërtetohet në tërësi gjendja faktike.

    Andaj, në vendimin e Apelit thuhet se në këtë drejtim rezultojnë si të pabazuara pretendimet ankimore të Prokurorit të Shtetit, të cilat pretendime kjo gjykatë vendosi t’i refuzojë si të pabazuara, ndërsa aktvendimin e atakuar ta vërtetojë.

    Ndryshe, në seancën e mbajtur më 7 qershor 2023, prokurori Pashku gjatë dëgjimit të dëshmitarin Kelmendi, kishte kërkuar përjashtimin e gjykatësi Sadikaj, pasi i njëjti e kishte pyetur dëshmitarin nëse zyrtari që deklaron pasurinë dhe nëse pasuria e tij blihet përmes institucioneve relevante, a ishte detyrimisht fshehje nëse pagesa bëhet përmes bankës, ku sipas prokurorit kjo ishte një pyetje që qartazi krijon njëanshmëri dhe kërkoi ndërprerjen e kësaj seance.

    Ndryshe, për këto akuza, Skender Hyseni, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 12 janar 2022. 

    Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e 23 shkurtit 2022 e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave të ushtruar nga mbrojtësi i të pandehurit me arsyetimin se provat e grumbulluara japin bazë të mjaftueshme për dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë dhe ka bazë për ngritjen e aktakuzës aktuale.

    Kundër këtij aktvendimi, brenda afatit ligjor ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Hyseni, avokati Podvorica për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, zbatimit të gabuar të ligjit penal dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Ndërsa, Prokurori i Apelit ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar, kurse aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

    Kurse, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj të akuzuarit Hyseni, kurse kërkesa e avokatit Podvorica është refuzuar si e pabazuar.

    Sipas aktakuzës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të ngritur më 14 gusht 2020 në Prishtinë, Skender Hyseni po akuzohet se në cilësi të zyrtarit të lartë publik – Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, me rastin e marrjes së kësaj detyre, me dashje nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë, të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

    Aktakuza thotë se Hyseni nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, viti i prodhimit 2013, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

    Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Skender Hyseni se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryerësii të përfill urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit.

    Artikuj të ngjashëm

    Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-ministrit Skender Hyseni për mosraportim të pasurisë

    Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

    Hyseni: Regjimi i Kosovës po sulmon të kaluarën e ndritshme të vendit, LDK-ja po hesht

    Të Fundit

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

    Dështon seanca e 40-të e Kuvendit, vazhdon bllokada institucionale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.