Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit në Prizren, dërgohen në paraburgim të dyshuarit për shitblerje të armës

    14/05/2025 16:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prizren, ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy të pandehurve S.J., dhe D.B., pas rastit ku një 24-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, i cili tha se vendimi për caktimin e masës së paraburgimit është marrë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake, pas vlerësimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, provave materiale, deklarave të palëve (pandehurve dhe mbrojtësve të tyre), ka gjetur se kërkesa e Prokurorit për caktimin e masës ës paraburgimit është e bazuar. Me rastin e caktimi të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura është në fazën fillestare të hetimit, duhen të merren në pyetje të pandehurit, dëshmitarët dhe një (1) i mitur, me qëllim të zbardhjes së ngjarjes, dhe me lënien në liri ekziston rreziku i ndikimit në prova dhe deklarata të dëshmitarëve”.

    “Gjithashtu, ekziston baza për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, dhe pasojat që ka shkaktuar, ashtu që të pandehurit dyshohet se kanë kryer vepër penale kundër sigurisë së përgjithshme, që paraqesin rrezik të madh për shoqërinë, në rastin konkret me sjelljen dhe veprimet e tyre të kundërligjshme, të pandehurit i shesin armë zjarri të viktimës A.T., i cili e merr armën për ta testuar se a është funksionale dhe si pasojë e shkrepjes së gabuar të armës, i njëjti ndërron jetë në vendin e ngjarjes, andaj Gjykata konsideron se caktimi i paraburgimit është masë oportune dhe e arsyeshme në këtë fazë të procedues penale”, tha Lekaj.

    Më tej, Lekaj tha se më 12 maj të këtij viti, Departamenti për Mitur, konkretisht gjyqtarja e procedurës paraprake ka marrrë aktvendim ndaj një të mituri që t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën e penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve, apo materialëve plasëse”.

    “Gjyqtarja pas vlerësimit të shkresave të lëndës, provave materiale, deklaratave të palëve në procedurë, ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e arrestit shtëpiak është masë oportune dhe më e arsyeshme duke marrë parasysh se edhe me këtë masë liria e qarkullimit të të miturit është e kufizuar dhe eventualisht nëse i njëjti e shkel të njëjtën masë, do ti bartë pasojat – do ti caktohet paraburgimi, andaj është vendim i Gjykatës se edhe masa e arrestit shtëpiak do të jetë e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së tij dhe mbarëvajtje së procedurës paraprake”, tha Lekaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Dhunimi i 11 vjeçares, edhe dy muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve

    Dyshohet se përhapi ideologji ekstreme fetare e thirri për t’iu bashkuar luftërave të huaja, një muaj paraburgim për A.B.

    Të Fundit

    Vdes 24 vjeçarja pas vetaksidentit në rrugën Drenas–Skenderaj

    Lladrovci kujton Xhevën: Në këtë ditë lindi heroina dhe ideali i saj për liri

    Vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj, raportohet për një person të vdekur

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.