Analisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me rastin e spiunes serbe dhe të dashurit të saj kroat.
Ai është shprehur se Kroacia po e trajton me seriozitet këtë rast dhe sipas tij, njëjtë do të duhej të bënte edhe Kosova.
“Edhe ne ishte dashur ta shohim me goxha seriozitet. Ajo ke mbrojtje pastaj, sepse mediat në Kroaci thanë se ka pasur qasje në Zyrën e Kryeministrit. Qasja në Zyre të Kryeministrit dhe qasja në informacion janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, mund të ketë qasje, mund të hyjë, mund të pi kafe, ta takojë dikë, por më pas qasje në informacion, pastaj është muhabet tjetër”,
“Unë nuk e di sa ka pasur kjo qasje në informacione të Republikës së Kosovës, ajo që unë e di është që mënyra qysh po e trajton Kroacia, duhet të jetë rast shumë i madhe dhe me të njëjtin seriozitet po besoj që ishte dashur ta trajtojë edhe Kosova, ama Kroacia e ka me më shumë alarm, për shkak se është anëtar i NATO-s dhe se ka të bëjë me spiunazh ushtarak”, tha ai.
Kajtazi u shpreh tutje se në rastin e Kosovës, duhet ta shohim prej prizmit të interesit të shteteve tjera, në raport me neve.
“Në rastin tonë, në rastin e Kosovës ne duhet ta shohim prej prizmit të interesit të shteteve tjera, në raport me neve. Pra, kush, çfarë interesi ka të ketë informacion në Kosovë dhe për Kosovën. Kur ta kemi këtë përgjigje ne dimë edhe me ju adresu, pra me ju përgjigj këtyre interesave. Serbia ka gjithmonë interes të shumëanshëm, veçanërisht e ka interes destabilizimin”.
“Serbia ka pasur edhe pas luftës, unë mendoj që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në destabilizimin e Kosovës, Serbia ka qenë autore e trazirave të marsit”, tha ai