Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rasti i policit që qëlloi për vdekje qytetarin në Prishtinë, Kryeshefi i IPK-së: Nuk ka elemente të veprës penale

    01/06/2022 10:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka folur për Gazetën Express për rastin e zyrtarit policor i cili më 8 maj në vetëmbrojtje e ka qëlluar me armë zjarri qytetarin B.B., në shtëpinë e tij në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku i njëjti ka vdekur dje, pas 24 ditësh mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, tha se për rastin në fjalë hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e rastit është vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës nga ana e zyrtarit policor dhe nuk ka elemente të veprës penale për zyrtarin policor

    “Lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendgjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në koordinim me Prokurorin e rastit është vlerësuar që janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës nga ana e zyrtarit policor dhe nuk ka elemente të veprës penale për zyrtarin policor. Njësitet përkatëse në Polici e kanë trajtuar përdorimin e armës në aspektin administrativ”, tha Hodaj për Gazetën Express.

    Zyrtari policor e kishte qëlluar me armë zjarri qytetarin B.B., teksa po kryhej një bastisje në shtëpinë e tij më 8 maj në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Sipas policisë i njëjti ua kishte drejtuar armën zyrtarëve policor duke ua rrezikuar jetën atyre dhe për këtë arsye zyrtari policor e kishte përdorur armën e zjarrit.

    Gazeta Express kishte raportuar për aksionin në fjalë dhe sipas burimeve të Expressit policia i kishte shkuar atij në shtëpi pasi një natë më parë e kishin lajmëruar fqinjët në polici nën dyshimet se ka gjuajtur me kallash.

    Policia kishte deklaruar se në shtëpinë e të dyshuarit B.B. ishin pritur me armë, ndërsa vlerësohej se i dyshuari ua kishte rrezikuar jetën policëve.

    “Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre. Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhej në njoftimin e Policisë.

    Në shtëpinë e të dyshuarit, Policia thoshte se hasi në “një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar”.

    Në postimin më poshtë mund të shihni pamje se çka ishte konfiskuar në shtëpinë e B.B.

    Artikuj të ngjashëm

    Publikohen pamje të reja nga momenti kur arrestohet i riu që vdiq më pas në Lipjan, Policia thotë se sulmonte automjete dhe kalimtarë- aktivizohet IPK-ja

    Këta raportohet se janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan 

    Të Fundit

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin e Kuvendit – ai ia përmend takimet pas Aktgjykimit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.