Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, RrGK: Neglizhim institucional, të merren masa ndaj prokurorëve

    26/01/2023 11:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar pas hedhjes së aktakuzës ndaj pesë të dyshuarve të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

    RrGK ka potencuar se moshetimi i rastit siç duhet dhe aktakuza jo e duhur nga ana e prokurorisë dërgon në dështime të një pas njëshme institucionale nga të cilat dhunuesit janë të lirë dhe ky neglizhim dërgon në raste recidive.

    “Në vazhdën e lajmeve për dhunime dhe vrasje të grave, prokurorët dështojnë që të hetojnë rastet dhe të përpilojnë akuza sipas veprave penale të cilat parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Andaj, vajzat dhe gratë përveç që duhet të luftojnë dhunuesit, duhet të luftojnë edhe institucionet patriarkale të cilat nuk e trajnojnë me seriozitet jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave. Dështime të tilla nga ana e prokurorisë dërgojnë në zvarritje të lëndëve penale dhe në dekurajim të viktimave të dhunës me bazë gjinore që ato të paraqesin rastet dhe të kërkojnë drejtësi”, është bërë e ditur në komunikatë.

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar nga ana e prokurorisë që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet kërkesa në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

    “Gjithashtu kërkojmë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të marrë veprimet e duhura lidhur me gjetjen e shkaktarit mbi atë që kemi aktakuza të dobëta që hidhen poshtë nga gjykatat. Në të njëjtën kohë duke marrë edhe masat disiplinore ndaj prokurorëve përkatës. Kjo me qëllim që të krijohet besimi tek ky institucion ngase vazhda e veprimeve të tilla çon në dekurajim të rasteve dhe raportim të tyre nga ana e viktimave të dhunës seksuale.”, ka bërë të ditur tutje RrGK.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur e ka hedhur poshtë aktakuzën e ushtruar ndaj pesë të dyshuarve: E.R. dhe Sh.K, (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022. Aktvendimi është marrë nga gjyqtari Adnan Isufi, ku sipas tij, aktakuza, përkatësisht propozimi në gjashtë pika është i paplotë.

    Artikuj të ngjashëm

    Para për lindjen e fëmijve, tri organizata kundërshtojnë partitë: Jo paga për riprodhim

    RrGK i shkruan Konjufcës, kërkon zgjidhje për grevistet e Kuvendit

    RrGK: Po vriten vetëm pse janë gra

    Të Fundit

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje?

    Haradinaj paralajmëron se do ta çojnë VV-në në Gjykatë Kushtetuese: Jemi në konsultime me PDK e LDK

    A do t’i shkonin Osmanit në një takim me të gjitha partitë, kështu përgjigjet Peci

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.