Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Rasti i 53-milionëshit”, në seancë dëgjohet deputetja Albena Reshitaj

    03/04/2023 13:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në rastin e njohur si “Rasti i 53 milionë eurove”, ku ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në cilësi të dëshmitares është dëgjuar Albena Reshitaj, deputete nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Reshitaj ka thënë se gjatë vitit 2017 ka qenë në pozitën e Ministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor nga 11 shtatori deri më 1 gusht 2018, shkruan BetimipërDrejtësi, transmeton GazetaDemos.

    E pyetur nga prokurori special Valdet Gashi lidhur me projektin kapital për autostradën Prishtinë-Hali i Elezit R6, Reshitaj tha se ajo kishte qenë anëtare e komitetit ndërministror i cili ishte përbërë edhe nga anëtar të tjerë të kabinetit qeveritar të ministrive të tjera, ndërkaq kryesues i këtij komiteti tha se kishte qenë Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kurse, lidhur me çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes së aneks kontratës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe “Betchel Enka”, ajo tha se për shkak të agjendës të saj në njërën prej takimeve kishte deleguar zëvendësministrin Fatmir Matoshi, për të cilin tha se nuk i kishte dhënë ndonjë informatë lidhur me ndonjë aneks kontratë.

    Po ashtu, Reshitaj tha se nuk i kujtohet nëse kishte pasur ndonjë konsultim paraprak nga ministri Pal Lekaj lidhur me këtë aneks kontratë.

    E pyetur nëse i është prezantuar ndonjëherë në takim kjo marrëveshje e nënshkruar, Reshitaj tha se ajo që nga takimi i parë kishte kërkuar që të pajiset më dokumentacion me të cilin më pas ishte marrë grupi i këshilltarëve ligjor brenda ministrisë.

    Ndërkaq, lidhur me kërkesën për kompensimin në shumën prej 63 milionë euro pranë Ministrisë së Infrastrukturës nga kompania “Betchel Enka”, dëshmitarja Reshitaj tha se ajo si anëtare e komitetit ndërministror kishte kërkuar sqarime dhe kishte kërkuar që të pajiset me dokumentacion në konsultim me zyrtarët ligjor në mënyrë që të njëjtit ta analizonin dhe të kishin një mendim.

    Reshitaj tha se ajo nuk kishte votuar “Pro” këtij dokumentacioni.

    “Për shkak të mungesës së shkresave nuk kam votuar pro, më vonë jemi pajisur, pra zyrtarët kanë marrë dokumentacionin dhe e kanë analizuar, dhe më kanë sugjeruar që të kërkojmë një opinion ligjor nga ekspert të fushës brenda administratës të Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Reshitaj.

    Sipas saj, opinioni ligjor nga ekspert të fushës kishte qenë i rëndësishëm meqenëse ishte diskutuar për një arbitrazh që mund të shkonte lënda e që shteti i Kosovës do të duhej të paguante shuma marramendëse.

    “Këtë edhe e kam kërkuar gjatë takimeve dhe në fund është vendosur që të mos votohet si komitet por të procedohet për qeveri për vlerësim dhe votim në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës”.

    Ndërkaq, e pyetur se cilat kishin qenë argumentet që ajo është bindur për nënshkrimin e këtij rekomandimi, Reshitaj tha se në mbledhjen e parafundit e cila ishte mbajtur në zyrën e kryeministrit, në të cilin tha se kishte shkuar me vonesë,  ishtë diskutuar që do të duhej t’i kishin të qartësuara procedurat për të vazhduar tutje dhe është marrë vendimi që të rekomandohet qeveria për vlerësim dhe aprovim.

    Sipas saj, duke pasur parasysh që edhe kryeministria ka mundësi të bëjë filtra ligjor, ajo tha se ka besuar që janë shtjerrë të gjitha filtrat ligjor brenda ministrisë dhe është sjellë në qeveri për votim.

    “Kjo ka qenë arsyeja pse unë kam shkuar për të proceduar këtë raport në qeveri kurse asesi skam votuar asnjëherë që komiteti të vendosë për këtë shumë, arsyeja e vetme që më ka bind që unë të nënshkruaj ka qenë vetëm ta nënshkruaj raportin për tu proceduar për vlerësim dhe vendim në Qeveri. I vetmi nënshkrim i imi ka qenë aty”, ka thënë Reshitaj.

    Tutje, Reshitaj tha se nuk i kujtohet nëse kishte qenë e kontraktuar kompania mbikëqyrëse “Hill International” lidhur me këtë projekt.

    Ajo tha me mirëbesim kishte vendosur që të procedohet tutje në Qeveri për vlerësim dhe vendim pasi që për aq sa i kujtohet, ministri Lekaj i kishte thënë se kanë një opinion ligjor.

    Pas kësaj, seanca është ndërprerë për shkak të obligimeve të dëshmitares Reshitaj në Fakultetin e Mjekësisë, për të vazhduar me dëshminë e saj përsëri në sesionin e pasdites.

    Pas saj, në cilësi të dëshmitarit pritet të dëgjohet edhe ish-ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.