Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rasti “Brezovica”: Bastiset shtëpia e biznesmenit nga Lipjani, arratiset pronari i kompanisë “Dino”

    08/03/2022 15:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Biznesmeni , Abedin Salihu, është njëri nga të dyshuarit për rastin “Brezovica”. Insajderi raporton se Salihu është në kërkim të Policisë së Kosovës pasi që nuk ka mundur të arrestohet gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Lipjan.

    Në aksioni “Brezovica 3 ”, javën e kaluar u vunë nën pranga të Policisë së Kosovës tetë persona për shkatërrim dhe të degradim të Parkut Kombëtar të Sharrit.

    Ne mesin e këtyre personave kishte zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe biznesmen të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për dhënie të ryshfetit.

    Gazeta Insajderi mëson nga burimet se në arrati gjendet edhe një biznesmen tjetër nga ky grup. Pronari i kompanisë ndërtimore “Dino” Sh.P.K. dhe hotelit “Brezovica Hotel Spa”, po dyshohet për përfshirje në aferën “Brezovica” por që është arratisur.

    Ky burim ka thënë se shtëpia e biznesmenit është bastisur por i njëjti nuk ishte gjetur aty. Shtëpia e tij në Komunën e Lipjanit, është bastisur mëngjesin e së premtes nga Policia e Kosovës, në operacionin “Brezovica 3”.

    “Janë bastisur pesë lokacione: një në Lipjan, një në Skenderaj e pesë të tjera në Prishtinë”, tha Rasim Maloku, Kryeprokuror i Prokurorisë në Ferizaj.

    Bizneset në pronësi të Abedin Salihut

    Multimilioneri që po ik shtetit

    Abedin Salihu, i dyshuar për në aferën e lejeve ndërtimore në Brezovicë, është udhëheqës i disa bizneseve afariste, kryesisht në fushën e ndërtimit dhe minierave e mineraleve.

    Salihu, po ashtu është pronar i njërit prej hoteleve më të famshme të Brezovicës, “Brezovica Hotel Spa”, është biznesi që mban pronësi Salihu.

    Ndërsa, kompania e tij, “Dino” Sh.p.k. është një biznes i cili ndërton objekte banesore dhe jobanesore. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Dino” Sh.P.K. figuron të ketë kapital prej rreth 150 mijë euro. Në pronësi të tij figuron edhe kompania “BELLIS IMMO SH.P.K.”, e cila kompani po ashtu mere me ndërtimtari.

    Klubi FC Ulpiana

    Salihu përveç bizneseve, ka bërë investime edhe në sport. Ai është president dhe donator i klubit të futbollit “FC Ulpiana”. Biznesmeni Salihu shihet shume i afërt edhe me pushtetin ne Lipjan që udhëhiqet nga Imri Ahmeti.

    Kompania e tij ‘Dino’ sh.p.k, kishte fituar 5 tenderë nga Komuna e Lipjanit në vlerë 2 milionë e 912 mijë 308 euro.

    Tenderët e kompanisë ‘DINO’ të fituar nga Komuna e Lipjanit

    Përdallim nga Salihu që ndodhet në arrati, ndaj tetë personave që u arrestuan për rastin “Brezovica 3”, Gjykata Themelore në Ferizaj, u caktoi të shtunën masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Lidhur me këtë rast, organet e rendit dhe drejtësisë kryen bastisje në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

    Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Dokumente të ndryshme, disa fletore me shënime, tri armë, një karikator me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, tre fishekë të kalibrit 6.35mm, 20 fishekë të kalibrit 7.62mm, një kompjuter, një veturë X6, pesë telefona e një orë dore.

    Artikuj të ngjashëm

    ‘Mesi i artë’, Kelmendi tregon se si mund t’i jepet fund grevës

    Zbulohet arsyeja se pse u vra biznesmeni shqiptar në Greqi

    Gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar – ishte shpallur si i zhdukur

    Të Fundit

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Temperatura e larta, IKSHPK bën apel kujdes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.