Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Rasti “Banjska”, polici Halim Behramaj rrëfen ngjarjen tragjike se si e pa të shtrirë rreshterin Bunjaku

    22/07/2025 11:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Në Pallatin e Drejtësisë po vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”.

    Aty dëshmoi zyrtari policor, Halim Behramaj.

    Ai ka treguar çfarë ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, kur rreth orës 02:00, përmes radiolidhjes nga njësia e kufirit, policët kishin pranuar informatë se në fshatin Banjskë janë vendosur barrikada.

    “Në atë moment në Stacionin Policor Zveçan, kanë qenë së bashku me kolegët e njësive patrulluese të cilët me të pranuar informatën janë përgatitur shpejtë me dy vetura në përbërje prej një rreshteri dhe tre zyrtarë policor dhe kanë vazhduar lëvizjen në drejtim të lokacionit të përmendur. Me të arritur tek barrikada, i kanë parkuar automjetet në anën e majtë të rrugës. Automjeti i parë i parkuar në rresht ka qenë vetura Skoda të cilën e drejtonte Fahri Shala, vetura e dytë ka qenë Toyota në të cilën kanë qenë Elez Peci dhe rreshter Afrim Bunjaku, vetura e tretë ka qenë Skoda në të cilën ka qenë Halim Behramaj së bashku me kolegun Avni Shala, gjithashtu para barrikadës ka qenë e parkuar edhe një veturë Toyota e policisë kufitare së bashku me tre zyrtarë policor të cilët qëndronin jashtë automjetit në këmbë. Të gjithë koleget kanë dalë nga automjetet dhe janë nisur këmbë në drejtim të barrikadës për të shikuar situatën dhe për të raportuar ngjarjen. Vendi ku ishte barrikada mbi urë në hyrje të fshatit Banjskë ishte e ndriçuar ndërsa fshati dhe hapësira për rreth barrikadës ishte plotësisht në errësirë”, thuhet në dëshminë të cilën e ka dhënë Behramaj.

    “Kolegu Elez Peci ka thirrur me zë të lartë të gjithë kolegët duke ua tërhequr vërejtjen se kjo barrikadë mund të jetë kurth për ta, dhe ka kërkuar që të shpërndahen menjëherë dhe të marrin pozicionet për sigurinë e tyre. Ndërkohë, brenda 10 sekondave, fillimisht është dëgjuar një fishkëllim dhe pastaj ka eksploduar një detonim dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar krismat e armëve të llojeve të ndryshme të cilat janë dëgjuar se vinin nga fshatit Banjskë. Më pas, kanë arritur të pozicionohen prapa veturës Skoda së bashku me kolegun Avni Shala dhe iu kanë përgjigjur sulmit me armë. Po ashtu, ka deklaruar se pasi ka shikuar në drejtim të rreshterit Afrim Bunjaku, e ka vërejtur se ishte i shtrirë dhe nuk lëvizte. Më pas kolegët Elez Peci dhe një koleg tjetër i njësisë kufitare kanë arritur ta tërheqin rreshterin Afrim Bunjaku me automjetin Toyota dhe janë nisur në drejtim të Mitrovicës për ta dërguar në Spital. Pastaj, tek ta ka arritur një autoblindë e njësive speciale, të cilët i kanë pyetur se a janë të plagosur dhe pas përgjigjes së tyre, kanë vazhduar në drejtim të barrikadës ku ishin të pozicionuar kolegët tjerë nga njësia e rendit dhe njësia kufitare të cilët i kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbetur Behramaj së bashku me kolegun Avni Shala”.

    “Pas pak kohe ka arritur një autoblindë tjetër nga drejtimi i Izvorit në të cilën ka hipur Behramaj, ndërsa kolegu Avni Shala e ka marrë veturën Skoda të policisë dhe ka vazhduar me shpejtësi në drejtim të Mitrovicës. Tutje ka shtuar, se së bashku me njësinë e NJRSH- Ferizaj kanë qëndruar disa minuta në Autoblindë e qe gjatë gjithë kohës janë sulmuar, ku goma e autoblindës është dëmtuar dhe kanë bërë një tërheqje afërsisht 500-600 metra, mirëpo edhe në ketë vend janë sulmuar me granata minahedhësi. Në këtë pikë kanë ardhur disa autoblinda të NJRSH, e më pas afërsisht 15 minuta më vonë kanë arritur Njësitë speciale me autoblinda. Në fund, ka deklaruar se ka qëndruar me kolegët e NJRSH- Ferizaj afërsisht deri në ora 09:00 dhe më pas një patrullë e njësisë së Policisë Kufitare e ka marrë dhe është kthyer në DRP – Mitrovica e Jugut”, thuhet tutje në dëshminë e këtij zyrtari policor.

    LEXO EDHE:
    Nis seanca për rastin “Banjska”, prezantohen dy dëshmitarë

    Artikuj të ngjashëm

    “Fitorja më e madhe diplomatike”, Skender Hyseni përshkruan momentin e vendimit të GjND-së

    Ambasada amerikane uron rekrutët e rinj të Policisë

    “Ka incizime”: Ish-prokurori Elez Blakaj: Persona që kanë qenë UDB-asha, janë në listën e veteranëve

    Të Fundit

    “Fitorja më e madhe diplomatike”, Skender Hyseni përshkruan momentin e vendimit të GjND-së

    Rasti “Banjska”, polici Halim Behramaj rrëfen ngjarjen tragjike se si e pa të shtrirë rreshterin Bunjaku

    Ambasada amerikane uron rekrutët e rinj të Policisë

    “Ka incizime”: Ish-prokurori Elez Blakaj: Persona që kanë qenë UDB-asha, janë në listën e veteranëve

    Alternativa garon në gjashtë komuna në zgjedhjet lokale të 2025-ës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.