Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rasti “53 milionësh”, kërkohet që të dëshmojë edhe Avdullah Hoti

    27/07/2023 15:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrojtja e ish- ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të ftojë edhe Avdullah Hotin të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

    Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se kjo kërkesë është bërë me qëllim për të siguruar mbrojtje efektive të të akuzuarit, Pal Lekajt.

    Sipas dokumentit, mbrojtja kërkon që në këtë procedurë penale të ftohet nga gjykata në cilësi të dëshmitarit në seancën shqyrtuese kryesore edhe ish- ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

    “Dëshmia e këtij dëshmitari vlerësojmë se është krruciale përveç faktit te elaboruar si me lartë edhe për faktin se i njëjti gjatë funksionit të tij mund të dëshmojë edhe për kronologjinë se a kanë qenë evidente vonesat ne pagesat e projektit për autostradën R6 “Arben Xhaferi” Prishtine – Hani I Elezit edhe ne te kaluarën, gjatë ushtrimit të funksionit te tij, dhe se po ashtu në një fazë të hetimeve mes volumit të provave material të propozuara nga prokuroria apostrofohet edhe afati I shterjes së pagesave në mungesë të buxhetit me pare”, thuhet në vendim.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Musa Damati, avokati mbrojtës i të akuzuarit, Pal Lekaj.

    Damati tha për Insajderin është e rëndësishme edhe dëshmia e Hotit për këtë rast.

    “Po, kemi kërkuar që të dëshmoi edhe z. Hoti. Mendojmë që është e rëndësishme edhe kjo dëshmi për këtë rast“, ka thënë për Insajderin avokati i Pal Lekajt, Musa Damati.

    Në rastin e njohur për publikun si 53-milionëshi akuzohen ish-ministrin Pal Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

    Ata po akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

    Artikuj të ngjashëm

    “Zoti i bekoftë aleatët tanë”: Hoti shkruan për 26 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s

    Hotit: Kurti s’ka shpëtim nga drejtësia, po bën përdhosje të shtetit dhe i ka vënë njollë demokracisë

    Avdullah Hoti: Bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese

    Të Fundit

    “Mirëmëngjesi me Liqenin e Zambakëve”, Rama ndan pamje magjepse nga Shkodra

    Qelaj: Procesi në Hagë po zhvillohet pa transparencë dhe pa garanci për drejtësi

    Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

    Ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës, motrës dhe fëmijëve të saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë

    Kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari i dënuar me 20 vjet burg në Zvicër për trafik droge

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.