Një rast i tmerrshëm është raportuar të ketë ndodhur dje në Kaçanik.
Policia ka bërë me dije se viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.