Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rashiq: Tubimet e Vuçiqit janë cirkuse për vetëpromovim, më vjen siklet

    11/06/2024 21:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka shprehur kritika ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke i quajtur tubimet e tij “cirkuse” të dizajnuara për vetëpromovim.

    Rashiq ka komentuar “Kuvendin gjithëserb” të mbajtur më 8 qershor në Beograd, i cili përfshinte përfaqësues të Qeverisë së Serbisë dhe Republika Srpska.

    Ai ka thënë se e ndien siklet kur sheh Vuçiqin duke organizuar këto tubime, sepse çdo fjalë e përdorur nga Vuçiq dhe bashkëpunëtori i tij, Dodiku, është ekskluzivisht për konsum të brendshëm dhe nuk ka qëllim t’i ndihmojë serbët, as brenda Serbisë dhe as jashtë saj.

    “Si njeri pacifist, kur e shoh Vuçiqin duke organizuar ndonjë tubim, ndonjë cirkus me vjen siklet më të thënë të vërtetën, sepse ata njerëz nuk as demokratë as tolerantë. E përdorin secilën fjalë që e ka përdorë qoftë Vuçiq, qoftë Dodiku. Është ekskluzivisht për përdorim të brendshëm. Ai bën për vete, nuk e bën për asnjë serb tjetër, qoftë brenda Serbisë, qoftë jashtë saj”, ka thënë Rashiq në një intervistë për Dukagjin.

    Sipas tij, mediat luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e këtij imazhi të manipuluar të Vuçiqit, teksa vuri në dukje se shumica e qytetarëve serbë janë të vetëdijshëm për këtë manipulim dhe se pjesëmarrja e ulët në këto tubime e vërteton këtë.

    “E promovojnë në mënyrë që të tregojnë vetën që janë shumë të fortë, ata janë të pashmangshëm në arenën kombëtare apo ndërkombëtare, është një vetëpromovim, ku të gjitha media bën një institucion që i promovon si njerëz të rëndësishëm. Pas asaj ngjarjeje, e dimë që gjitha është manipulim dhe shumica e qytetarët e dinë këtë.  Dhe mund të shihini duke shikuar prezencën e qytetarëve, pasi Beogradi është qytet i madh dhe mos t’i keni më shumë se 7 mijë njerëz, është një reagim se çfarë mendojnë qytetarët për Vuçiqin”, ka thënë Rashiq.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.