Zyrtarët serbë para disa kohe kanë braktisur të gjitha institucionet e Kosovës, mirëpo Nenad Rashiq nuk e ka bërë një veprim të tillë.
Ai sot është në krye të Ministrisë për Komunitet dhe Kthim në kuadër të Qeverisë së Kosovës.
Rashiq duke mbajtur konferencë për media ka treguar për raportin e tij me qytetarët serbë në Kosovë. Ai ka shpalosur detaje edhe nga vizitat e tij në komunat e banueshme me serbë.
Ministri për Komunitet dhe Kthim ka treguar edhe dobësinë më të madhe që ka dialogu Kosovë-Serbi, si dhe për interesimin e tij për të qenë pjesëmarrës në këto negociata.
Por ajo se çfarë është e rëndësishme, Rashiq ka treguar se a kanë interes nga ana e serbëve që jetojnë në Kosovë për të takuar kryeministrin Albin Kurti.
Rashiq ka bërë të ditur se gjatë kohës së vërshimeve ka qenë për vizitë në veri të Kosovës dhe i njëjti ka deklaruar se ju ka ofruar ndihmë qytetarëve.
“Unë jam këtu, nëse diçka ju nevojitet mund të flasim dhe mund të ju ndihmojmë.” – ka bërë të ditur Rashiq, duke potecuar se ka vizituar shtëpitë që kanë pësuar dëme për shkak të vërshimeve.
Rashiq gjatë një konference për media ka thënë se dobësia më e madhe e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë është mospjesëmarrja e komunitetit serb.
Ai tutje ka treguar se nga viti 2013 ka kërkuar që të jetë pjesë e bisedimeve për dialog, duke cekur se nga fillimi është refuzuar.
“Nga 2013 kam kërkuar jo vetëm prej institucioneve po edhe prej Brukselit në këtë rast. Gjithmonë kam qenë i refuzuar. Prej fillimit.” – ka thënë Rashiq.
Pas konferencës, Rashiq ka treguar vazhdimisht se ka takime me serbët që jetojnë në Kosovë
“Më besoni kjo ka ndodh nga rruga e deri në kafe, dhe unë konsideroj që çdo ditë i takoj prej komunitetit tim 20-30 persona.” – ka deklaruar Rashiq.
Ndërsa sa i përket fuqisë së Listës serbe nëse është e njëjtë se siç ka qenë dikur, Rashiq ka deklaruar se pavarësisht kësaj aj e vazhdon punën e tij.
“Pavarësisht unë po punojë njëjti sikurse ata i kanë krejt fuqit ose edhe nëse si kanë.”
Por, ajo se çfarë është më e rëndësishme nga kjo bisedë e Rashiq me ekipin e Nacionales, është ndihma e tij që kryeministri Kurti të ketë ndonjë takim me serbët lokal.
Për këtë, ministri për Komunitet dhe Kthim, ka bërë të ditur se aj dhe bashkëpunëtorët e tij janë duke u munduar që të jenë një kanal i mirë komunikimi mes të dy palëve.
“Unë intensivisht po punojë në atë drejtim sa i përket dialogut. Ai dialog është sa i përket meje do të thotë që po konsideroj që vet unë me bashkëpunëtorët e mi mund të jemi një kanali i komunikimit të mirë.” – ka thënë Rashiq.
Dhe së fundmi, Rashiq ka deklaruar se disa serb që jetojnë në Kosovë, dhe jo vetëm nga komunat e veriore, por edhe të komunave të tjera janë të gatshëm të takojnë kryeministrin Kurti.
Njëkohësisht Rashiq është shprehur i bindur se kjo do të ndodh shumë shpejt.
“Absolutisht po. Ka njerëz që do ta takojshin kryeministrit. Edhe të komunave të tjera. Besoj që edhe të veriut. Mund të ndodh shumë shpejt.”