sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rashiq për Asociacionin: Duhet të jemi proaktiv, nuk mund të flas në emër të kryeministrit apo ministrave të tjerë

    01/02/2023 15:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se takimi në Ambasadën amerikane ku u diskutua për çështjen e Asociacionit ishte produktiv dhe në një nivel të lartë serioziteti. Ai ka thënë se mbështet inicimin e proceseve duke shtuar se nuk mund të flas në emër të kryeministrit apo ministrave të tjerë në Qeverinë Kurti.

    Në një konferencë për media, Rashiq ka thënë se takimi ka pasur peshë të madhe politike.

    “Takimi ka qenë produktiv dhe unë e shoh që ka pas një dimension të nivelit të lartë të seriozitetit sepse konsideroj që ka pasur mbështetje në një organi për ne kaq politikisht të them influental siç është Ambasada Amerikane. Edhe pse takimi nuk ka pasur ndoshta ndonjë përmbyllje teknike por në veçanti ka pasur peshë politike. Kështu që e vlerësoj si një takim pozitiv shumë më të mirë se takimet paraprake të cilat kam qenë pjesëmarrës, e vlerësoj si akt pozitiv”, ka thënë ai.

    Rashiq ka thënë se çdo dokument që është draft nuk është diçka përfundimtare dhe të tilla mund edhe të mos pranohen.

    “Duhet të kuptoni saktë që secili dokument që është draft do të thotë versioni në përpunim, kjo nuk është diçka përfundimtare, po thotë është diçka fillestare, është një propozim, është një ide e cila mund të pranohet por mund të mos pranohet asnjë pjesë e saj. Prandaj siç kam thënë më herët krejt ky është proces, unë jam për inicim të proceseve, inicim të proceseve që do të thotë të bëjmë ne në mënyrë proaktive që të shkojmë, si të them, përballë sfidave, jo të presim që të ndodhin dhe të reagojmë në defensivë. Por unë jam njeri që konsideroj që proaktiviteti në këtë rast është mënyra e suksesit”, ka thënë Rashiq.

    Ai ka thënë se e mbështet inicimin e proceseve dhe sipas tij, proakiviteti është mënyra më e mirë në këtë rast.

    “Unë e kam mendimin që duhet të jemi proaktiv në secilin prej problemeve, a është po ashtu i njëjtit mendim kryeministri apo ministrat unë nuk mund të flas në emrin e tyre sepse është bindja ime që duhet të jemi proaktiv. Nuk e specifikoj në cilën formë por zakonisht mendoj që proaktiviteti është mënyra më e mire”, ka thënë Rashiq.

    Artikuj të ngjashëm

    Rashiq: Serbët e Kosovës janë të gatshëm ta takojnë Kurtin

    ​Rashiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mirë

    Rashiq: Kosova e Serbia kanë shumë pak hapësirë ​​për të thënë “jo” për një lloj “marrëveshje” që do të arrihet së shpejt

    Të Fundit

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.