Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rashiq: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi nuk është i konstituuar – deklarata e Bashës më befasoi

    02/09/2025 08:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar nga kryetari Dimal Basha, ndonëse procesi i zgjedhjes së të gjithë nënkryetarëve mbeti i papërfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Mbyllja e seancës konstituive në këto rrethana ka ngjallur diskutime mbi përputhshmërinë e këtij vendimi me rregullat procedurale dhe Kushtetutën.

    Në lidhje me këtë, deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq është deklaruar duke vënë në dyshim legjitimitetin e shpalljes së Kuvendit si të konstituuar. Sipas tij, pa një nënkryetar nga komuniteti serb, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar

    “Unë e konsideroj që nuk është konstituuar plotësisht, sepse normal që i mungon një nënkryetar, dhe unë kam pas shpresë që do të përfundojë procesi, por fatkeqësisht ajo nuk ka ndodh, por megjithatë pa një nënkryetar nga komuniteti serb, konsideroj që kjo nuk është konsituim”, tha ai

    Rashiq tha se ishte i befasuar me mënyrën si u mbyll seanca të shtunën, kur kryekuvendari Basha e shpalli procesin si të përfunduar. Ai tha se nuk e sheh këtë si një qasje të drejtë dhe shpreson që më vonë të kthehen në pikën zero.

    “Unë kam qenë i befasuar në përfundimin e seancës të shtunën, ku Basha u deklaruar se shpallim procesin të përfunduar, nuk konsideroj që kjo është mënyra e duhur dhe po shpresoj që një moment do të kthemi në pikën zero, nuk ka kuptim që ta zhvilloj atë procedurë të mëtutjeshme sa i përket konstatimit të konstituimit”, tha ai.

     Rashiq tha se në rast se asnjë kandidat nga komunitetti serb nuk merr votat e mjaftueshme, do t’u duhet ndihma e Gjykatës Kushtetuese.

    Ai për Front Online, tha se situata pa nënkryetarin serb nuk është e drejtë.

    “Na duhet ndihma e Gjykatës Kushtetuese, sepse në këtë aspekt, të mbetet ashtu siç është pa nënkryetarin serb, nuk është rruga e duhur”, tha ai

    Rashiqi, thotë se është e pritshme që Gjykata Kushtetuese të veprojë këto ditë, ndoshta edhe me një masë të parakohshme deri në fund të javës.

    “Me siguri Gjykata Kushtetuese do të reagon këto ditë, ndoshta deri në fund të javës me një masë të parakohshme që të analizojnë ata vetë të na tregojnë se çfarë të bëjmë”, tha ai.

    Në lidhje me mosvotimin e tij nga opozita, Rashiq tha se deputetët kanë hezituar për shkak se u krijua bindja se një votim i tillë mund të jetë kundërkushtetues.

    Ai tha se ky ishte shpjegimi dhe justifikimi i tyre kryesor.

    “Kolegët, deputetet kanë hezituar sepse u instalu ashtu një bindje që një votim i tillë mund të jetë kundërkushtetues, dhe ky është shpjegimi, justifikimi i të gjithë prej tyre, në rastin tim personal edhe pse e potencuan se nuk është asgjë individuale”, tha Rashiq.

    Ai shtoi se ekziston edhe një arsyeje më e madhe, dhe ajo është se shumë prej tyre janë mbyllur brenda qëndrimeve strikte të partive politike.

    “Konsiderojë se ka edhe një arsye ndoshta edhe më e fuqishme sesa kjo, dhe ai arsyetim është që shumë kemi qenë të barrikaduar në qëndrimet të partive politike të cilat kanë zgjatë disa muaj, kështu që çdo barrikadë, çdo ndryshim i mendjes në formën partiake, po konsiderohet si dobësi, që absolutisht nuk pajtohem”, tha Rashiq

    Sipas tij, deputetët duhet të jenë të gatshëm të marrin vendime të qarta, pa shmangie apo heshtje.

    Ai thekson se mungesa e votimit nuk është qëndrim politik, por mungesë guximi për të përmbushur procesin me sukses.

    “Konsideroj që ne si politikan, deputetë në veçanti duhet të kemi guxim të marrim vendime pro ose kundër, pa kurrfarë abstenime, ose mosvotime brenda parlamentit sepse, sepse kjo për mua e reflekton ndryshe jo si qëndrim politik, por ndoshta si mungesë e guximit të vendoset një proces me sukses”, tha Rashiqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Vetëm kaq orë në javë mund të punoni më shumë se orari i punës – ja çfarë thotë ligji në Kosovë

    Plenkoviq: Serbia është në prag të luftës civile

    Kusari: Terror politik në RTK, Vetëvendosje po e gjunjëzon transmetuesin publik

    Të Fundit

    Vetëm kaq orë në javë mund të punoni më shumë se orari i punës – ja çfarë thotë ligji në Kosovë

    Rashiq: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi nuk është i konstituuar – deklarata e Bashës më befasoi

    Plenkoviq: Serbia është në prag të luftës civile

    Kusari: Terror politik në RTK, Vetëvendosje po e gjunjëzon transmetuesin publik

    Haxhiu, Kadaj dhe Lekaj në bankën e të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.