Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rashiq: Nuk e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

    27/08/2025 12:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku opozita nuk e ka mbështetur kandidaturën e tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit, ministri dhe deputeti Nenad Rashiq ka komentuar situatën, mungesën e përkrahjes dhe qëndrimin e tij politik jashtë Listës Serbe.

    Rashiq u shpreh se është i kënaqur që Kuvendi ka arritur ta zgjedhë kryetarin dhe se procesi po ecën përpara pas një bllokade të gjatë institucionale.

    “Dje, pas shumë seancave, të them të drejtën, jam i gëzuar që kemi shkuar një hap përpara dhe kemi bërë kryetarin e parlamentit. Besoj që kemi dalë prej ngërçit që e kemi pasur,” u shpreh ai.

    Ai theksoi se ishte i vetmi kandidat jashtë Listës Serbe dhe se propozimi për nënkryetar e kishte bërë vetë, për shkak të mungesës së mbështetjes nga të tjerët.

    “Unë isha i vetmi jashtë Listës Serbe dhe vetpropozimi ka ndodhur sepse s’kishte kush tjetër të më propozonte. Nga një konceptim politik dhe gjithë mundi që e kam dhënë këto 20 vite, mendova se është momenti të fillojmë për një shoqëri demokratike,” tha Rashiq.

    Ai kritikoi përfaqësuesit aktualë të komunitetit serb në Kuvend, duke thënë se nuk përfaqësojnë në mënyrë adekuate popullin që i kanë dërguar aty.

    “Përfaqësimi që kemi pasur nuk ka qenë adekuat, dhe as ata përfaqësues që janë aty nuk janë adekuat për ta përfaqësuar mendimin e popullit serb,” shtoi ai.

    Lidhur me pretendimet e disa deputetëve të opozitës se votimi i tij është në kundërshtim me Kushtetutën, Rashiq tha se ka kërkuar konfirmim nga ekspertë kushtetues, të cilët i kanë thënë se nuk ka asnjë shkelje ligjore.

    “Disa nga deputetët më thanë që votimi i tillë është kundërkushtetues. Unë thashë se kjo nuk është kundërkushtetuese. Dje pasdite shkova të takoj disa njerëz që merren me çështje kushtetuese dhe më thanë që nuk ka asnjë shkelje nëse votohet një përfaqësues si unë për nënkryetar të Kuvendit,” deklaroi ai.

    Rashiq paralajmëroi se do të kandidojë përsëri për postin e nënkryetarit, në përputhje me rregullat parlamentare.

    “Po, sipas rregullave, unë edhe nesër do ta kandidoj veten. Nëse nuk votohet kandidati i Listës Serbe, siç e dini, shortin e ka bërë z. Basha. Kemi të drejtë të kandidohemi deri në tre herë dhe nëse nuk kalojmë për tre herë, atëherë nuk kemi më të drejtë kandidimi,” shpjegoi Rashiq në Tëvë1.

    Ai u shpreh gjithashtu i habitur nga mosvotimi i opozitës, duke kujtuar bashkëpunimet e mëhershme me partitë opozitare.

    “Unë me të vërtetë po besoj në gatishmërinë e opozitës dhe të partive politike. Por ju kujtoj që për një kohë të gjatë jam në politikë dhe kam punuar me PDK-në, por edhe me AAK-në, LDK-në e Nismën. E konsideroj që ndoshta ka qenë një befasi,” tha ai në fund.

    Artikuj të ngjashëm

    Dorëheqja që shkaktoi tërmet: Liburn Aliu, shoku i ditëve të para të Albin Kurtit në KAN dhe VV

    KDI: Po shkelet Kushtetuta, konstituimi i Kuvendit rrezikon të hyjë në fazë të re të bllokadës

    OEK ngre alarmin për mbyllje të fabrikave e humbje të vendeve të punës: Faturat janë rritur në nivele rekord

    Të Fundit

    Dorëheqja që shkaktoi tërmet: Liburn Aliu, shoku i ditëve të para të Albin Kurtit në KAN dhe VV

    Rashiq: Nuk e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

    KDI: Po shkelet Kushtetuta, konstituimi i Kuvendit rrezikon të hyjë në fazë të re të bllokadës

    OEK ngre alarmin për mbyllje të fabrikave e humbje të vendeve të punës: Faturat janë rritur në nivele rekord

    Zgjedhjet lokale, KQZ-ja decertifikon 12 kandidatë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.