Ka kaluar më shumë se një vit që kur katër komunat në veri të vendit po udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.
Nisur nga kjo, po vlerësohet se ndikimi i Listës serbe në atë pjesë ka rënë dukshëm.
Kësisoj, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, thotë se ky subjekt politik ka kërcënuar qytetarët për interesa të tyre.
“Ka një rënie të ndikimit siç keni thënë, por më duhet të tregoi se, ne si institucionet të Kosovës duhet të bëjmë shumë më shumë se sa që e bëjmë në këtë moment. Atje ka një grupacion që kërcënon të gjithë atyre të cilët dëshirojnë me marrë pjesë në përmbajtje të komunave me kryetarë shqiptar. Unë sot e kam dërguar një propozim për emërim të mundshëm për një zëvendës kryetar në njërën nga komunat”, tha Rashiq për Tëvë1.
Ministri nga radhët e komuniteti serb, akuzoi qeverisjet e kaluara për mospërfshirje në katër komunat veriore.
“Në veçanti, aty është një element i cili ka penguar më së shumti, dhe ajo është një mbështetje e heshtur nga institucionet e Republikës së Kosovës, dhe kjo për mua ka qenë një tregim skandaloz, që për arsyeje të numrave në parlament, njerëz në të kaluarën, kanë qenë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm që të kenë 61 deputet në parlamentin e Kosovës. Prandaj këto janë rezultatet të punimeve të mëhershme, të cilat kanë qenë pa integritet moral, dhe pa integritet politik”, ai.
Rashiq ndër të tjera theksoi se tani është rritur edhe interesimi i serbëve në veri për t’u punësuar.
“Ka një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve, jeta nuk mund të pret, po vazhdon, po më vjen keq se kemi humbur vite ose dekada kemi humbur tu prit, ndonjë ‘kryemadh’ që të vendose për ne, por të vetmit që vendosim për fatin tonë jemi ne”, tha ai.
Në prill të 2023-ës, katër shqiptarë, dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe dy të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje, u zgjodhën kryetarë për herë të parët në komunat e banuara me shumicë serbe./teve1