Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rashiq bën thirrje për shtim të tolerancës: Qytetarët të mos barazohen me politikanët me vokabular shovinist

    10/07/2024 15:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka marrë fjalën për ta drejtuar një thirrje ndaj të gjithë qytetarëve të të gjitha etnive në Kosovës për një shtim të tolerancës.

    Ai tha se qytetarët s’duhet të barazohen me politikanët që kanë gjuhë nacionaliste e shoviniste dhe se duhet të shtohet respekti në mes të fqinjëve.

    “I lus bashkëqytetarët tonë sikur serbët ashtu edhe shqiptarët, si dhe krejt komunitetet tjera, që të respektojnë fqinjët dhe të kenë një nivel të tolerancës dhe me të vërtetë nuk duhet të barazohen qytetarët me politikanët që herë pas here mund të kenë një vokabular pak të rëndë nacionalist ose shovinist”.

    Rashiq tha se populli i Kosovës e di çka është toleranca dhe bashkëjetesa.

    “Megjithatë, po i ftoj krejt që bashkëqytetarët që të kenë një respekt ndaj komshinjve të vet, jo vetëm që kjo është një traditë, një mësim, në gjenet e popullit kosovar, por po ashtu se kjo nuk jemi ne. Nuk jemi ne të tillë. Ne e dimë çka është toleranca, e dimë çka është bashkëjetesa, çka është një kuptim i situatës edhe pse ndonjëherë është komplekse. Por, megjithatë një ftesë për një shtim të tolerancës nëse mund ta quajmë në këtë aspekt”, tha Rashiq./Express/

    Artikuj të ngjashëm

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.