Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Rashica mund të huazohet në Galatasaray edhe për një vit

    13/04/2023 13:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Milot Rashica pritet të jetë pjesë e Galatasarayt së paku edhe një vit, futbollisti kosovar e ka gjetur formën ideale në Turqi, ndërsa është i huazuar për një sezon nga Norwich City tek klubi nga Stambolli.

    E palët janë duke negociuar në mënyrë që përfaqësuesi kosovar të mbetet në Superligën turke.

    Sipas mediumit turk “Fanatik”, klubet tashmë janë marrë vesh që 26 vjeçari të mos kthehet në “Carrow Road” në verën që vjen, përcjell GazetaDemos.

    Me këtë rast, bisedat do të thellohen në javët në vazhdim, ku do të vendoset përfundimisht nëse Norwichi do ta shesë përfundimisht futbollistin ofanziv, apo do t’ia japë Galatasarayt hua edhe për një vit.

    Turqit sigurisht që janë të interesuar ta blejnë përfundimisht kartonin e yllit kosovar, për të cilin i ofrojnë 5 milionë euro.

    Por, klubi nga Championshipi anglez i kërkon së paku 10 milionë për lojtarin ofanziv.

    Prandaj, duke e pasur parasysh që oferta dhe kërkesa janë larg njëra-tjetrës, nuk përjashtohet mundësia që Rashica ta kalojë edhe një vit në formë huazimi në Stamboll.

    Vushtrriasi ka kontratë me Norwichin deri në vitin 2025, ndërsa luajti një vit në këtë ekip, prej nga u largua pas rënies nga Premierliga.

    Rashica i ishte bashkuar Norwichit nga Werder Bremeni në verën e vitit 2021.

    Rashica është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Galatasarayt, ndërsa ka kontribuuar me gola dhe me asistime, duke qenë pjesë e serisë prej 14 fitoresh radhazi. 

    Artikuj të ngjashëm

    Milot Rashica bëhet me shtëpi luksoze në Turqi

    Galatasaray fiton pikët e radhës, shkëlqen Osimhen me tregolësh

    Rashica do t’i mungojë Besiktasit në Ligën e Evropës “për arsye familjare”

    Të Fundit

    Çitaku: PDK është vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

    Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot, detajet i jep ZKM-ja

    Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë 

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.