Milot Rashica nuk e ka ndërmend të largohet nga Galatasaray.
Ylli kosovar është huazuar në klubin turk për një sezon nga Norwich City, por ai nuk po mendon të rikthehet në Angli.
Futbollisti anësor po shpreson që klubi nga Stambolli ta blejë kartonin e tij, shkruan mediumi turk “fotomac”.
Madje, përfaqësuesi kosovar e sheh veten duke luajtur në Turqi edhe për një kohë të gjatë për të lërë gjurmë në këtë klub.
“Dua të qëndroj në Galatasaray për disa vite dhe të bëhem njëri prej legjendave të klubit”, thotë Rashica.
Rashica është duke e kaluar një periudhë të shkëlqyeshme në Galatasaray dhe është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm, pas një fillimi mjaft të vështirë të cilin e pati.