Lajme
Raportohet se Syleman Meholli ka kërcënuar Ferit Idrizin
Kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për kryetar komune, Ferit Idrizi është kërcënuar nga kandidati i LVV për kryetar komune, Sylejman Meholli.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se kërcënimi ka ndodhur pas përfundimit të xhirimeve të debatit të Jeta Xharrës në Prishtinë.
Sylejman Meholli e ka fyer Ferit Idrizin me fjalët pis e qen dhe e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!”
Tashmë kryetari Idrizi me dy dëshimtarë (njëri gazetar i Kallxo.com) është nisur për të dhënë deklaratë në polici.
GazetaDemos ka kontakuar me këshilltarin e kryetarit Idrizi por i njejti nuk ka dhënë ndonjë detaj, vetëm ka deklaruar se kandidati i PDK-së për Vushtrrinë pas pak do të dal me një deklaratë.