Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, raportohet se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Intervistimi Elek, nga ana e Prokurorisë Speciale, do të mbahet sot nga ora 13:30.
Kryetari i Listës Serbe është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale po i zhvillon në rastin e vendosjes së barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.
Elek, sipas Prokurorisë Speciale, po hetohet për veprat penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “thirrje për rezistencë” dhe “bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”.
Ftesa për të u konfirmua nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një takimi në Bruksel.