Gazetari Ermal Panduri ka shkruar në facebook’un e tij se Ministri i Shëndetësisë “Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje!”.
Në postimin e tij, të cilin Panduri e përfundon me pikë-çuditëse, ai nuk ka treguar nëse ky është ndonjë informacion që posedon apo thjeshtë ka ironizuar.
Ministër i Shëndetësisë është Rifat Latfi, dorëheqja e të cilit është kërkuar vazhdimisht nga opinioni publik, pasi puna e tij është e pavërejtshme prej kur e ka marrë drejtimin e këtij dikasteri të rëndësishëm qeveritar.
Ndërkohë, mediumi ku punon Panduri nuk ka raportuar ende diçka në lidhje me dorëheqjen e mundeshe të ministrit Latifi.
Por medium tjetër, i afërt me Pandurin, e edhe me Qeverinë Kurti, ka raportuar gjithashtu për dorëheqjen e Rifat Latifit. Telegrafi raporton se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeministrit Kurti, dorëheqjen.