Lajme
Raportohet se Gërvalla është kundër Osmanit për Presidente, s’i përgjigjet gazetarës: Po shkoj në zyrë, ditën e mirë
Kryetarja e GUXO dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk ka pranuar që të prononcohet për media kur është pyetur mëngjesin e sotëm për çështjen e emrit të Vjosa Osmanit për presidente.
Gërvalla s’është ndalur për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Nacionales, me arsyetimin se është duke shkuar në zyrë.
“Jam duke shkuar në zyrë, faleminderit shumë, ditën e mirë”, dëgjohet duke thënë Gërvalla teksa vazhdon e hyn brenda objektit ku gjendet ministria e Drejtësisë.