Në veri të vend po vazhdon ende operimi i strukturave paralele.
Ëdhtë raportuar se bëhet fjalë për atë të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria për Pagesat e Tatimit.
Sipas mediumit, në lagjen e Boshnjakeve, gjendet edhe ndërtesa katër kat, e cila vepron herë pas here në kuadër të komunës paralele serbe të Vushtrrisë, e afër saj gjendet objekti i ashtuquajtur zyrë e Serbisë për Kosovë përmes së cilës janë marrë të gjitha vendimet për komunat paralele.
Sipas burimeve të televizionit, ndërtesa katërkatëshe po ofron shërbime në bazë të kërkesave nga Serbia.
Një situatë e ngjashme po ndodh në një ndërtesë afër Komunës së Mitrovicës Veriore, ku televizioni ka siguruar pamje të punonjëse të strukturave paralele serbe që punonin në kuadër të drejtorisë komunale për tatim.
Përveç tyre, një komunë tjetër paralele serbe vepron në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor. Aktivitetet e tyre po i kryejnë mbrapa këtij objekti banesor, ku sa qëndroi televizioni pa lëvizjet e tyre duke kryer shërbime, shkruan Teve1.
Raportimi i plotë KËTU.