Lajme

Raportohet se djali i një dëshmori tentoi ta pengojë Ramën të hyjë te varrezat e dëshmorëve në Velani – pamje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u tentua të pengohej të hynte në varrezat e dëshmorëve në Velani nga djali i një dëshmori, raportojnë mediat që përcollën këtë ngjarje.

Rama shkoi për homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Në një video të publikuar nga EO shihet derisa ai i fliste Ramës, i cili heshti gjatë gjithë kësaj situate. Ndërkaq, persona afër Ramës dëgjohen duke i thënë se s’është momenti.

Në fund Rama ec drejt varrezave duke përshëndetur të pranishmit.

VIDEO

Artikuj të ngjashëm

Back to top button