Shtetas të Republikës së Kosovës, anekënd vendit, sot po e ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime të votës.
Në komunën e Pejës, janë shënuar disa incidente.
Këtë ka bërë të ditur zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Për IndeksOnline, Gashi u shpreh se ka pasur disa raportime për fotografim të votës, por që janë trajtuar me kohë nga policia dhe nuk janë iniciuar si vepra penale.
Ai shtoi se zyrtarët policorë janë të angazhuar me kapacitete maksimale dhe se po përkujdesen që ky proces të shkojë mbarë në aspektin e sigurisë.
Deri më tani, kanë votuar 566 mijë qytetarë, ndërsa qendrat e votimeve janë të hapura deri në orën 19:00.