Lajme

Raportimet se janë suspenduar 4 për shkak se bën shaka me Dimal Bashën, IPK: Nuk rekomanduam suspendim për këtë rast

Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata në një grup të mbyllur në viber kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Lidhur me këtë, Gazeta Express ka kontaktuar me Inspektoratin Policor të Kosovës, derisa të njëjtit thonë se nuk kanë rekomanduar suspendim për këtë rast.

Pas raportimeve se policët janë suspenduar ka pasur reagime të shumta nga akterë politikë dhe nëpër rrjete sociale.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button