Në media po raportohet se është arrestuar kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, i cili ka qenë edhe ish-kandidat i VV-së për Asamble Komunale.
Krasniqi po thuhet se është arrestuar në Bullgari, pasi që autoritetet në Itali, kishin lëshuar një arrest ndërkombëtar për arrestimin e tij.
Hasan Krasniqi është nën dyshime për trafik me qenie njerëzore.
Ndërsa për këtë lajm ka reaguar Kryetari i Rinisë së LDK-së, Paris Guri.
“Katin e 12 në Dubravë qe e pati premtuar, është mirë me e bo pavion të Vetevendosjes, Ridi, Nagipi, Besnik Mujeci e kta. Nderkohe qitjani pllaken edhe per katin e 13, le te gjindet aty edhe per Martinin, Rozeten me shoke e shoqe!”.