sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ramush Haradinaj viziton Pejën

    06/07/2021 13:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Pejën.

    Vizitën e ka nisur në Loxhë, ku ka përkujtuar 23-vjetorin e fillimit të Luftës në Loxhë. Aty ka bërë homazhe dhe ka mbajtur fjalë rasti për të pranishmit.

    Kryetari Haradinaj, në ndërtesën e OVL të UÇK-së në Pejë, ka takuar disa nga familjarët e të burgosurve politik të viteve të ’60-a.

    Ai ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Ejyp Kastratin dhe bashkëveprimtarët e tij tani të ndjerë, Shefqet Deqani, Avdyl Shala, Ahmet Gashi, Mehmet Krasniqi, Sylë Shala, Vesel Rexhepaj, Ahmet Zeka, Zeqë Shala dhe Selajdin Daci.

    Haradinaj ka thënë se ata ishin “Flamurtarët e Lirisë” dhe “shkëndijat e para në realizimin e qëllimeve liridashëse të shqiptarëve”.

    Në fund të vizitës së tij në Pejë, kryetari Haradinaj ka vizituar shtëpinë e mësuesit Sylë Kadriu, që ishte shtëpi që ka strehuar figurat emblematike të Luftës Çlirimtare si Adrian Krasniqi dhe Ilir Konushevci. Haradinaj ka ndarë medalje edhe për Arben (Sylë) Kadriun, bashkëveprimtar i Adrian Krasniqit, Ilir Konushevcit e organizatorëve të tjerë të rëndësishëm të Luftës Çlirimtare.

    Me këtë rast ai tha se: “Arbeni do të mbetet përherë në kujtimin tonë, për sakrificën dhe kontributin e tij në fillet e organizimit çlirimtar”.

    Artikuj të ngjashëm

    Haradinaj takon mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres

    Haradinaj: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike

    Haradinaj: Nuk e kanë hallin te formimi i asociacionit, dëshirojnë ta përdorin si “mbulesë” për të kundërshtuar marrëveshjen finale

    Të Fundit

    Vlera e koeficientit, flasin nga Sindikata e Shërbimit Korrektues

    Olta shpërthen në lot: Nuk e di a dua të vazhdoj më (VIDEO)

    Ava Max me albumin e saj në mesin e më të dëgjuarëve në arenën ndërkombëtare

    Berisha: Ky ligj është i dëmshëm për shërbimet 24-orëshe si policia, mjekësia dhe gjyqësia

    Kurti: Serbia duhet të na kompensojë neve, jo ne atë

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.