Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga Deçani i dërgoi mesazh Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc, transmeton GazetaDemos.
“Me mu vra një polic a me mu prish një kanal, m’kish ardh marre me ardh n’Deçan”, tha ndër tjerash Haradinaj.
Ndryshe një shpërthim ka ndodhur më 29 nëntor në veri të vendit dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se sulmi është terrorist e kriminal dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.