LajmeZgjedhjet 2025

Ramush Haradinaj: Me Ukë Blakajn dhe listën fituese, do ta ndriçojmë Istogun me zhvillim dhe qeverisje të mirë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar fshatin Vrellë në komunën e Istogut, ku iu bashkua kandidatit për kryetar komune, Ukë Blakaj, strukturave të AAK-së dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal.

Në këtë takim, Haradinaj theksoi mbështetjen e plotë për Ukë Blakajn dhe listën fituese të Aleancës në Istog, duke vlerësuar vizionin dhe përvojën që Blakaj sjell nga suksesi i tij si afarist në diasporë dhe në vendlindje.

”Me Ukë Blakajn dhe ekipin tonë fitues, do të ndalojmë degradimin në qeverisje dhe do ta kthejmë Istogun në një qytet model, që shkëlqen me dritë në çdo aspekt të zhvillimit. ‘Dritë për Istogun’ nuk është vetëm një slogan – është një vizion konkret për një të ardhme më të mirë,” u shpreh Haradinaj.

I plotë:

Me Ukë Blakaj dhe listën tonë fituese, do të ndalojmë degradimin në qeverisje dhe do ta kthejmë Istogun në një qytet model, që shkëlqen me dritë në çdo aspekt të zhvillimit të tij. “Dritë për Istogun” nuk është thjesht slogan, është vizioni ynë për një komunë me potencial të jashtëzakonshëm, ku bukuritë natyrore dhe turizmi malor bëjnë diferencën.

Sot, në Vrellë, iu bashkova kryetarit Ukë Blakaj, strukturave dhe kandidatëve tonë për Asamble. Uka, si afarist i suksesshëm në diasporë dhe në vendlindjen e tij, ai sjell përvojë dhe energji të reja që i duhen komunës, duke përfaqësuar garancinë për një të ardhme më të mirë për Istogun.

Angazhimi ynë për të sjellë vizion dhe mundësi të reja zhvillimi është i vazhdueshëm, sepse do të ndriçojmë Istogun me projekte që krijojnë mundësi për të gjithë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button