Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ramush Haradinaj: Kërcënimi i Macron për vizat është serioz

    05/09/2023 22:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Franca dhe Gjermania do t’i rishikojnë zotimet që i kanë bërë për çështjet ekonomike dhe politike të vizave për Kosovë dhe Serbinë, në rast se të dyja palët nuk tregohen të përgjegjshme në dialog.

    Me ç’rast, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësoi se një deklaratë e tillë është kërcënim serioz për vendin, sa i përket çështjes së vizave.

    “Kushtet për tu arritur liberalizimi i vizave janë plotësuar para ardhjes së Qeverisë, po ashtu edhe dakordimet. Unë bëj lutje tek të gjithë, nëse ky zë mbërrin kudo, sepse Franca ka ambasadën këtu, Gjermania po ashtu, që çështja e liberalizimit të mos përfshihet në paketën e ndëshkimeve. Populli e qytetarët e Kosovës kanë hequr shumë. Megjithatë, kërcënimi është serioz, sepse unë nuk besoj që presidenti Macron flet vetëm në emër të tij, pasi ai është njëri nga udhëheqësit kryesor të BE-së”, deklaroi Haradinaj në emisionin “Këndi i Debatit”.

    Ndërkaq, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, ka thënë se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    E sa i përket kësaj deklaratë të presidentes, Haradinaj tha se po të ishte në vend të Osmanit, do të bënte më shumë kujdes në deklarime.

    “Macron është bukur në presion të opinionit të brendshëm. Nëse Kosovës njëherë i ndodhë një pezullim, do të ishte pezullim pa kufi”, theksoi Haradinaj në Tëvë1.

    Artikuj të ngjashëm

    Merz zgjedhet kancelar i Gjermanisë, Haradinaj: Suksese në detyrën e re dhe në drejtimin e vendit tuaj mik

    Ramush Haradinaj përkujton Ilaz Kodrën

    Haradinaj kujton heroinën Fetnete Ramosaj: Gratë e UÇK-së janë vlerë historike

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.