Kandidati i AAK-së për deputetë nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj ka bërë të ditur se arsyeja që i hyri garës për deputet ka qenë rinia e Kosovës dhe ndihma që do t’i jap kategorive të dala nga lufta.
Përmes një videomesazhi, Ahmetaj ka treguar edhe motivet pse e shtyen që të kandidoj për deputet.
“Arsyeja e kandidimit tim për deputet janë dy shtresa: Rinia e Kosovës, shtresat e dala nga lufta , invalidët, fëmijët e dëshmorëve. Arsyeja tjetër që më bën të jem i bindur që të ndihmojë rinin e Kosovës është siguria dhe motoja e liderit tonë, Ramush Haradinaj “Drejt në NATO” më jep shumë fuqi që të jemi pranë të rinjve të Kosovës, familjes së dëshmorëve dhe të gjitha kategorive të dala nga lufta”, ka thënë mes tjerash Ahmetaj.