Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ramosaj: Kurti nuk është në dijeni për problemet që i kanë komunat

    15/05/2023 19:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka dhënë detaje në lidhje me temat që kanë diskutuar të hënën në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Ramosaj në emisionin “FIVE” ka thënë se ideja e këtij takimi ka qenë që të kërkohet mbështetja e Qeverisë dhe të ketë nivel normal të komunikimit në mes të institucioneve lokale dhe atyre qendrore.

    “Opinioni i madh i paragjykimit se jemi kundërshtarë në këtë mes, gjithmonë kemi insistuar që të ketë komunikim për temat të cilat janë konkrete dhe që i prekin qytetarët. Në këtë kuadër kemi paraqitur shtatë kërkesa për të cilat jemi dakorduar, nuk do të thotë që nuk kemi të tjera, por këto kanë qenë më prioritet”, ka thënë Ramosaj.

    Ndër të tjera, ai ka thënë se ajo çfarë mund të nxjerret si konkluzion nga ky takim është se sipas tij “Kurti nuk është në ngjarje për temat që komunat i kanë dhe problematikat që i kanë ,më gjatë kanë folur ministrat sesa kryeministri ose nuk ju kanë komunikuar problemet nga ministrat e linjës”.

    Ai ka thënë se nga ky takim nuk ka pasur mirëkuptim për temat konkrete të cilat janë diskutuar.

    “Mua më vjen keq pse nuk është zhvilluar më pozitivisht ky lloj komunikimi. Unë nuk besoj që në takimin e sotëm kemi pasur ndonjë mirëkuptim, ka të bëjë me tatimin në pronë, është një projektligj për faljen e 100 eurove. Jemi në një situatë krejtësisht të paqartë edhe për bartjen e mjeteve, normal që krijojnë shumë telashe, duhet të kemi parasysh, praktikat e mira të qeverisjes duhet të shkojnë duke u avancuar jo duke u kthyer mbrapa, në këtë rast kjo normë që ka bërë këtë konfuzion është kthim pas, nuk po i jep të drejtë komunave të shfrytëzojnë të hyrat vetanake. Mirëpo u la një derë hapur që të ndërrohet kjo normë”, ka theksuar ai.

    Ndryshe, të hënën e 15 majit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarët e komunave.

    Artikuj të ngjashëm

    Ramosaj: Deçani u godit padrejtësisht nga urdhri ekzekutiv i Kurtit

    Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e çiftit bashkëshortor në Junik

    Demaliaj për Ramosajn: Kryetari po e mashtron publikun, mashtrimi dhe kundërligjshmëria nuk do të mbizotërojnë tek unë!

    Të Fundit

    Noizy arrestohet në aeroportin e Cyrihut

    “Jemi të tronditur me videot”, flet vëllai i Agonit: Për ne është vdekje e dyshimtë – kemi angazhuar avokat

    Ky shtet ndalon punën fizike gjatë ditës për shkak të të nxehtit ekstrem

    Aksident mes dy automjeteve në Podujevë, lëndohet një person

    Stuhitë godasin Kroacinë: Pritet rënie drastike e temperaturave

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.