Kumrije Shabani, anesteziologe dhe përfaqësuese e PDK-së në në asamblenë komunale, ka reaguar pas incidentit të fundit ku një neurolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është sulmuar nga qentë endacakë teksa ishte në detyrë.
Në një deklaratë publike, ajo i kërkoi kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, të ndërmarrë veprime të shpejta për të adresuar çështjen në rritje të qenve endacakë në qytet.
“Është e papranueshme që profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët të jetojnë në frikë për jetën dhe sigurinë e tyre për shkak të dështimit të menaxhimit të këtij problemi. Z. Rama, kërkoj nga ju që të ndërmerrni masa të menjëhershme dhe konkrete për të mbrojtur qytetarët nga këto rreziqe. Kafshimet nga qentë endacakë nuk mund të jenë më një ngjarje e zakonshme në qytetin tonë. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesor. Ftoj urgjentisht që të adresoni këtë situatë dhe të jepni llogari për vonesat e zgjidhjes së saj.” – ka shkruar ajo ndër të tjera.