Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ramë Buja: Të angazhuar për çështjen e Kosovës kemi qenë 7 vëllezërit, tri motrat e dy prindërit

    08/06/2022 22:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Buja në emisionin “n’Demos” ka folur për veprimtarinë e tij por edhe të familjes së tij për çështjen e Kosovës.

    Ai ka pohuar se si familje e madhe që ishin, të gjithë kanë qenë të rreshtuar në drejtim të kauzës për çlirim të Kosovës nga regjimi serb.

    Me emocione, ish-luftëtari i UÇK-së ka rrëfyer edhe takimet me nënën e tij gjatë kohës sa ishte në burg në vitet ’80.

    “Të angazhuar kemi qenë të gjithë, shtatë vëllezërit, tri motrat, dhe baba e nëna. Gjithmonë, kurrë pa u ndal me të gjithë kaçikun që kemi pasur, për të realizuar atë që ishte mitike dhe vështirë e realizueshme, por që mendonim se po e bëjmë një argat të mirë për këtë vend. Unë kujtoj takimet me nënën gjatë viteve të burgut, atë nuk e kam parë kurrë të ligshtuar, ani pse unë ndoshta edhe jam ligshtuar, se kam parë kurrë me lot në sy, me plot qëndresë është larguar nga takimet me mua. Takimet kanë qenë përmes grilave, pra që nuk kam mundur as t’ia jap dorën, dhe as ta përqafojë. Pastaj, babai me gjithë ato përpjekjet që kishte për të na diplomuar.”, është shprehur Buja “n’Demos”.

    Ramë Buja ka folur edhe për grupin “Rrezja” që në kohën e paraluftës ishte një ndër grupet e para të formuara që synim kishin çlirimin e Kosovës.

    “Kjo nuk ka qenë rastësi, dhe nuk është pritur me domesdo një përvjetor të na tregojë që ne jemi të robëruar. Familja ime ka qenë e përsekutuar nga regjimi edhe më herët, e ato llafet e odave që janë bërë më herët, unë i kam dëgjuar më vëmendje, dhe aty ka lindur ajo kurreshtja ime. Në ’76, unë dhe Fitim Selimi, që sot është doktor, Skender Avdiu nga Ferizaj, menduam që ta themelojmë një treshe ilegale që e quajtëm “Rrezja”. Çdo dy javë e kemi pasur për obligim ta lexojmë nga një vepër filozofike dhe ta komentojmë në treshe”, ka shtuar tutje ish-ushtari i UÇK-së.

    Për t’u bërë pjesë e këtij grupi, është dashur të kalohet nëpër disa trajnime e zbatimti të rregullores së brendshme që kishte hartuar ky grup.

    “Kur kemi vendosur të jemi pjesë e “treshes”, kemi hartuar një rregullore të brendshme ku kemi thënë që ai që dëshiron të na bashkohet, duhet të jetë i përgatitur psiko-fizikisht, andaj edhe unë nga ai moment pata filluar përgaditjet fizike, dhe kurrë s’i pata ndal më. Nga ajo inciativë e “Rrezes” unë pastaj edhe në luftë kam qenë i përgatitur mirë fizikisht, edhe pas lufte”, ka përfunduar ai.

    Emisionin e plotë të Ramë Bujës mund ta shikoni këtu:

    Artikuj të ngjashëm

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Hysni Gucati shpallë kandidaturën për kryetar të OVL së UÇK-së

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.