Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ramë Buja: Plani Evropian mund ta krijojë një pushtet të tretë në Kosovë

    18/03/2023 08:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Ramë Buja ka deklaruar se rrezikshmëria më e madhe e pranimit të planit e evropian është nëse hynë pushteti i tretë në Kosovë.

    Buja në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se nëse një gjë e tillë ndodh do të ishte shumë tragjike për Kosovën.

    “Pika e 7 e dini që e ka në brendësinë e saj eksterritorialitetin e kishave. Këtu duhet pasur shumë kujdes dhe te vetmenaxhimi i komunave serbe dhe ky vetmenaxhimi ka aq shumë kuptime dhe kuptimësi sa nëse nuk kemi kujdes se si do të futet ai për t’u sqaruar dhe për t’u implementuar është shumë problem. Rrezikshmëria është që këtu përmes këtyre dy kuptimësive të shprehjeve të na futet pushteti i tretë në Kosovë dhe nëse ndodh kjo është shumë tragjike për Kosovën. Një pushtet i tretë që e shpall të paqenë Kosovën unitare, është një Kosovë tjetër”, tha ai.

    Sipas tij, delegacioni i Kosovës duhet të ketë shumë kujdes në çdo shprehje, pikë e presje.

    Ai shtoi se nëse bëhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe qoftë edhe me të voglën kompetencë ekzekutive e shpall Kosovën të paqenë.

    “Padyshim që brenda planit është Asociacioni, por Asociacioni është me rrezikshmëri shumë të madhe. Asociacioni që do të behet nëse ka qoftë edhe më të voglin kompetencë ekzekutive e shpall Kosovën të paqenë dhe me shumë probleme”, përfundoi Buja.

    Artikuj të ngjashëm

    Buja: Kurti e Vuçiq në Bruksel u takuan vetëm për tu fotografuar

    Buja: “Amelika Amelika” shumë goditëse për ata me të cilët e kemi realizuar lirinë

    Kastrati i mbledh në shtëpi Limajn, Lushtakun, Grabovcin e Bujën

    Të Fundit

    Pse po protestojnë, veterantët ia numërojnë pesë arsye Trendafilovas

    Aksident zinxhiror në Prizren, Policia në vendngjarje – Pamje

    Protesta e tensionuar, Trendafilova anulon konferencën për media

    Moskonstituimi i Kuvendit, Tahiri: Bota do të thotë se nuk janë të pjekur për shtetzhvillim

    Zyrtare: Kosova lihet jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave në KiE

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.