Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ramadani: Serbisë i duhet veriu i Kosovës të mbetet konflikt i ngrirë 

    05/04/2023 20:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjencia e Kosovës për Inteligjencë posedon informacione se në Rashkë të Serbisë po zhvillohen stërvitje me qëllim të destabilizimit të veriut të Kosovës.

    Lajmin e ka konfirmuar Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e kësaj Agjencie.

    Ajo tha se këtë informacion e kanë marrë nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti , i cili raportoi sot para Komisionit.

    Ndërkohë, ish Kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, deklaroi në emisionin “Info Plus” në RTK se Serbia synon t’u ikë marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel e Ohër.

    Ai tha se Institucionet e Kosovës duhet të ndërtojnë platformë shumë më efektive të shpjegimit të situatës reale në teren, për të gjithë partnerët strategjikë. Sipas tij, situata në pjesën veriore kërkon edhe planifikim të mirë.

    Ramadani deklaroi se Rusia ka interes të qartë që zona e Ballkanit Perëndimor të vazhdojë të thellohet në mënyrë që vëmendja e partnerëve perëndimorë të zhvendoset edhe në zona të tjera.

    Ai tha se një nga palët më të pakënaqura për zbatimin  marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë është Rusia, sepse ajo e përdorë Serbinë si një mashë për të nxitur veprime të ndryshme jashtë territorit të saj.

    Ramadani u shpreh se ndikimi i Rusisë edhe në institucionet e Serbisë është i madh, sidomos  pas emërimit të Aleksandar Vulinit në krye të inteligjencës serbe.

    Ai u shpreh se është shumë e qartë se mbajtja e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shkon në favor të Serbisë.

    “Ajo po dëshmon se ka ndikim të madh në atë zonë. Për ta ndryshuar situatën, institucionet e  Kosovës duet të ndërmarrin fushatë informuese për ta sqaruar mirë e saktë në detaje dhe konkretisht se si Serbia është duke hyrë në Kosovë përmes çështjeve të sigurisë, e si Rusia përmes grupit Ëagner synon mbajtjen e rajonit të tensionuar”, tha Ramadani.

    Sipas tij, Serbia synon që veriu i Kosovës të mbetet zonë e ngrirë e konfliktit. 

    Artikuj të ngjashëm

    ‘Publikimi i bisedave nga LDK’, Ramadani: Nënkupton se mungon debati i brendshëm ose është shtjerr pa rezultat!

    Mospjesëmarrja e krerëve të shtetit në varrimin e Haxhi Thaçit, reagon ashpër Musliu

    Deklarata e Kurtit për sulme në veri, Ramadani: Shpërqëndrim për qytetarët, tema reale është mungesa rrymës

    Të Fundit

    Mbi 3.7 milionë shqiptarë nesër vendosin për qeverisjen e ardhshme

    Gjermania me rregulla të reja, si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

    Reuters: Liderët evropianë thonë se Trump ra dakord të sanksionojë Rusinë nëse s’arrihet armëpushim

    Krasniqi merr pjesë në konferencën “BlockTalk Prishtina 2025”: Kryeqyteti ishte epiqendra e inovacionit

    Panik në Durrës, autobusi merr flakë ndërkohë që pasagjerët ishin brenda

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.