Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, ka reaguar ndaj një “refreni” kritikues që Vetëvendosje po e përdor shpesh kohëve të fundit, duke thënë se udhëheqësia e kaluar në Kosovë ka bërë gjithçka që i ka konvenuar Serbisë në dialog dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Ramadani me anë të një postimi në Facebook ka renditur tetë qëndrimet e VV-së, që sipas tij janë të njëjta me ato të Beogradit.
Aty përfshihet Rambujeja, bombardimet e NATO-s, pavarësia, njohjet, flamuri, opinion i GJND-së e anëtarësimi në FIFA e UEFA.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Po thojne “udheheqesit e kalum kane bere gjithcka qe ka pase qef Serbia”.
Paskan harru keta idiote e njerez te poshter qe jane vete ata dhe ato qe gjithmone dhe ne secilin hap jetik te clirimit, pavaresimit dhe shtetndertimit te Kosoves, kane qene ne anen e Serbise.
Mirepo, nje partie qe perdore qendrime te kesaj natyre per lufte te brendshme politike, duhet patjeter t’ia kujtojme disa gjera me radhe.
Serbia ka pase qef mos m’u nenshkru dokumenti i propozum prej ShBA-se dhe aleateve tjere ne Rambuje. Kurse ju e keni kerku te njejten.
Serbia ka pase qef mos m’u bombardu prej NATOs. Kurse ju e keni pase te njejtin qendrim, duke e portretizu si nderhyrje ushtarake e nje shteti kapitalist me qellime perfitimi material.
Serbia ka pase qef qe Amerika me u doke para botes si imperaliste kunder popullit te vogel, por krenar serb. Kurse ju jeni ata qe e keni qujte imperialiste dhe kolonizuese.
Serbia ka pase qef mos m’u pavaresu Kosova. Ne fakt, kjo ka qene deshira ma e madhe e Serbise ne gjithe historine e saj. Kurse ju e keni refuzu dokumentin qe i ka dhane Kosoves pavaresine.
Serbia ka pase qef mos m’u pranu shtetesia e Kosoves prej asnje shteti ne bote. E ju e keni refuzu shtetesine e Kosoves, duke u bere pjese e koalicionit dhe bllokut nderkombetar te paleve qe mohojne shtetesine e Kosoves.
Serbia e ka perjetu 17 shkurtin, diten e pavaresise, si dite zie. Kurse ju i keni dhane ngushellim me djegien e flamujve te Kosoves dhe me linçimin e gjithe atyre qe kane festu kete dite te madhe.
Serbia, njejte si ju, ka argumentu ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise se Rezoluta 1244 nuk e lejon shpalljen e pavaresise se Kosoves, nderkohe qe GJND thote se “pavaresia e Kosoves eshte ne perputhje edhe me kete rezolute”. Ju pra interpretimin per kete rezolute e keni pase gjithnje te njejte me Serbine.
Serbia e ka pengu anetaresimin e Kosoves ne organizata nderkombetare si FIFA e UEFA. Kurse ju keni kerku te njejten gje nga shteti i Kosoves, qe te mos anetaresohet ne keto organizata.
Ka edhe 100 tjera, por kaq mjaftojne per me pa te verteten.
Per te justifiku perputhshmerine e qendrimeve te tij dhe te Serbise, Albin Kurti dikur thoshte se ka shume rendesi se cili eshte qellimi prapa nje qendrimi.
Duke perdore nje shembull banal, te denje vetem per nje nxenes te shkolles se mesme, Kurti thoshte se edhe vrasesi edhe bujku ne dore mund te kene te njejten sepate, ama njeri e mban ate per ta kry nje krim mizor e tjetri per ta punu token.
Me fjale te tjera, Serbia e kundeshton Rambujene per ta mbajtur Kosoven e roberume, kurse VV per ta cliru plotesisht kete. Idiotesia e ketij argumenti eshte pertej cdo imagjinate.
Sidoqofte, kur sot kane fillu vete te shkelmojne cdo qendrim mbi te cilit jane ngritur, nje deputet i VV-se doli me deklarate duke thene se “duhet hetu pse opozita aktuale ne Kosove dhe Vuciq kane te njejtat qendrime”.
Nderkohe sot, nga “revolucionare te zjarrte ne luften per liri”, jeni shnderru ne dele qe i percjellin verberisht llogarite e ngushta e meskine te nje mashtruesi si Albin Kurti.
Dallimi thjesht qendron ne ate qe ju qendrimet me te demshme ndaj Kosoves i keni mbeshtjellur me retorike patriotike duke prekur shpeshehere edhe zemrat me atdhetare ne kete vend.
Mirepo, sot, nderkaq, jeni mbeshtjelle me “flamurin e Kosova Petrollit”, sic e quanit dikur, e nuk guxoni as ta permendni me Bashkimin Kombetar. Keni kundeshtu cdo gje ne shtetndertimin e Kosoves vetem per te perfitu vet.
Thene ndryshe, ju jeni vec nje impiant i ujerave te zeza te Serbise, qe rrjedhin ne kanalet qe ajo i ka hape drejt Kosoves, e qe sot fatkeqesisht kane vershu institucionet qe i ndertum me shume sakrifice, duke na shkaktu deme te pariparueshme.
E fakti qe kete impiant e keni mbulu me flamurin kuq e zi vec kallxon qe ju as kete flamur nuk e doni. Sepse ata qe e perdorin flamurin e bukur kuq e zi kunder flamurit te Kosoves nuk e duan asnjerin flamur.