Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ramabaja: Nëse mbahen zgjedhjet, VV dhe PDK rriten, LDK do të ndëshkohet më së shumti

    18/06/2025 22:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik Sadri Ramabaja parashikon ndryshime të dukshme në përbërjen e Kuvendit nëse mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sipas tij, pritet të rriten me nga katër deputetë secila.

    Në Debat Plus, Ramabaja tha se VV-ja dhe PDK-ja do të përforcojnë pozitat e tyre, ndërsa LDK-ja pritet të humbasë dy deputetë.

    “Dhe kështu mendoj se do të shkojnë drejt krijimit të dy blloqeve politike, PDK – LDK mund të mos pajtohen fillimisht por do të jenë pjesë e deklaruar si e djathtë e qendrës. Ndërkaq krejt pas këtyre zgjedhjeve LDK-ja do ketë një farë çelësi i krijimit të domosdoshëm të koalicioneve sepse edhe mund të mos i duhet fare LVV-së. Sepse gjykoj se LVV-ja do të rritet për katër deputetë, PDK do të rritet gjithashtu për katër deputetë dhe LDK-ja bie për dy deputetë”, deklaroi Ramabaja.Ai gjithashtu parashikon që pas zgjedhjeve do të krijohen dy blloqe kryesore politike, me PDK-në dhe LDK-në që mund të jenë blloku i djathtë dhe i qendrës, ndërsa VV-ja mund të vazhdojë të jetë forca kryesore.

    “Dhe natyrisht ata [aktivistët e LDK-së] kanë dashur që LDK-ja të jetë në koalicion qeverisës me VV-në jo vetëm ata si aktivistë të degës së tretë të LDK-së por me gjasë edhe votuesit shumicë të LDK-së. Kjo është arsyeja pse unë kam pikëpamjen time se ndëshkimin më të madh natyrisht do ta marrin AAK-ja dhe Nisma që nuk e kalojën pragun. Ndërsa, sa i përket LDK-së ajo do të ndëshkohet më së shumti ndoshta”, theksoi mes tjerash ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Rexhaj: Dojmë Qeveri, por veç me LDK-në

    Basha për Hajrulla Çekun: Ka shkëlqy si Ministër, do t’shkëlqej edhe si kryetar i Prishtinës!

    Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti

    Të Fundit

    Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

    Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

    Reali nuk e përballon ”klimën” amerikane, barazon me Al Hilal

    WSJ: Trump-i miratoi privatisht planet e sulmit ndaj Iranit, por e ka pezulluar urdhrin përfundimtar

    Reuters: Ministrat evropianë do të zhvillojnë bisedime bërthamore me Iranin të premten në Gjenevë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.