Kryeministri i Shqipërisë e ka nisur ditën e sotme me një urim për popullin shqiptar.
Ai ua ka uruar të gjithë shqiptarëve një ditë të mbarë duke e shpërndarë një video në Facebook.
Përmes video, Rama është shprehur se zonat e mbrojtura të natyrës përbëjnë 21% të Shqipërisë.
‘’MIRËMËNGJES. Dhe në Ditën Europiane të Parqeve me këtë buqetë të disa prej mrekullive të natyrës shqiptare, të ruajtura si zona të mbrojtura që si asnjëherë më parë sot përbëjnë 21% të territorit shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë’’, është shprehur Rama.