Fidan Rama komentator politik ka komentuar matjet e fundit të partive politike në Kosovë.
Rama në Politiko tha se rënia e partisë në pushtet, Vetëvendosje është mëse e natyrshme, kjo pasi sipas tij, pritjet e qytetarëve kanë qenë të mëdha, dhe për këtë nuk është punuar mjaftueshëm.
“E shoh një rënie të natyrshme të Kurtit dhe qeverisjes së tij. Do të ketë rënie të vazhdueshme, sepse zhgënjimi është i natyrshëm sepse pritjet e njerëzve kanë qenë të mëdha. Është mirë me ndalë korrupsionin, por nuk është mjaftueshme me thënë që po qeverisë mirë. E ka ndalë korrupsionin, por jo krejt. Për me pa se a e ka ndalë krejt duyhet me punu mjaftueshëm”,tha Rama në Politiko.